(VIDEO) Dyshime për “gripin e shpendëve”, një person do të testohet
Një person do të testohet për gripin e shpezëve pasi ka shfaqur simptoma dhe 4 të tjerë do të jetë nën mbikqyrje mjekësore. Kështu bëri të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, sa i përket të punësuarëe në Kopshtin Zoologjik në Shkup. Shtoi se menjëherë është organizuar takim urgjent ndërmjet përfaqësuesëve të Agjensisë së Veterinarisë, ëpidemiologëve të Qendrës së Shëndetit Publik dhe të Institutit të Shëndetit Publik.
Marija Andonovska, drejtoreshë e ISHP-së
“Në atë takim u mor një listë me 16 persona të punësuar në kopshtin zoologjik dhe u nis menjëherë një studim epidemiologjik. Nga të dhënat që kam marrë nga epidemiologët, nga 16 persona të listës janë kontaktuar 15 persona. Gjatë ditës së sotme do të bëhet përpjekje për të kontaktuar personin e fundit. Për 15 personat e kontaktuar tashmë, epidemiologët do të nxjerrin vendim që 4 prej tyre të kalojnë nën mbikëqyrje shëndetësore gjatë ditës së nesërme. Edhe pjesa tjetër do të monitorohet, por këta 4 do të vihen nën mbikëqyrje zyrtare”.
Ndërsa nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinarisë sot thanë se Kopshti zoologjik Shkup, edhe pse që me datë 14 të këtij muaji ka konstatuar kafshë të ngordhur, nuk ka lajmëruar veterinarin zyrtar, por në kundërshtim me obligimet ligjore, vet e ka dorëzuar mostrën në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë
“Dyshimet në opinion dhe videot e shpërndara në lidhje me mënyrën e grumbullimit dhe asgjësimit të shpendëve të gjetur në atë pjesë të kopshtit, janë në përputhje të plotë me protokollet për zbulimin dhe çrrënjosjen e gripit të shpezëve dhe Ligjin për Mirëqenie të Kafshëve dhe protokollet ndërkombëtare. Komentet nuk janë të përshtatshme të bëhen nga persona që nuk janë kompetent për të bërë një gjë të tillë”.
Fillimisht të shtunën doli një informacion se Kopshti Zoologjik do të jetë i mbyllur përshkak të dyshimeve për një virus tek shpendët. Më pas nga Kopshti Zoologjik njoftuan se që nga mëngjesi pa urdhër, vendim apo dëshmi tjetër, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, të shoqëruar me persona me armë kanë hyrë në kopshtin zoologjik të Shkupit dhe kanë vrarë dhjetëra zogj. Për këtë thanë se do të bëjnë kallëzim penal kundër drejtorit të Agjencisë, si dhe ndaj inspektorëve dhe personave që kanë hyrë me armë në hapësirat e kopshtit.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/