(VIDEO) Dy vjet nga tragjedia e autobusit të kompanisë “Besa Trans”, nuk ka ende epilog gjyqësor

(VIDEO) Dy vjet nga tragjedia e autobusit të kompanisë “Besa Trans”, nuk ka ende epilog gjyqësor

Dyzet e pesë jetë të shuara, 7 të tjerë të lënduar, shumë familje që digjen nga malli për më të dashurit e tyre, që nuk mund më as t’i shohin e as t’i përqafojnë, por edhe pas dy viteve nga kjo tragjedi ka 0 përgjegjësi. Sipas hetimit, fajtor doli të jetë vetëm shoferi i autobusit, i cili gjithashtu ka humbur jetë. Pronari i kompanisë së autobusit të aksidentuar “Besa Trans” Bekim Haxhiu dhe përfaqësuesi i personit juridik “Besa Trans”, kanë deklaruar se nuk ndjehen fajtorë.

Procesi gjyqsorë për këtë rast nisi rreth një vit pas aksidentit fatal, më 15 nëntor të vitit 2022.

Përndryshe, autobusi i cili është aksidentuar i kompanisë “Besa Trans”, nuk kishte pasur licencë për transport ndërkombëtar, por gjatë kalimit të kufirit e ka përdorur certifikatën e një autobusi tjetër. Prokuroria akuzon pronarin dhe “Besa Transin” se certifikata është falsifikuar, ndërkaq mbrojtja thotëse nuk ka falsifikim të dokumenteve për të cilën akuzohet drejtuesi dhe kompania. Ata pretendojnë se nuk është bërë dokument i rremë dhe as nuk është ndryshuar licenca ekzistuese për t’u përdorur si e vërtetë. Sipas aktakuzës, 41-vjeçari Bekim Haxhiu, si pronar i “Besa Trans” nga fshati Rashçe, përmes shoferëve që drejtonin autobusin, ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Me certifikatën e falsifikuar të licencës për qarkullim ndërkombëtar, autobusi është larguar 20 herë nga vendi vitin 2021 nga data 10 janar deri në aksidentin e nëntorit.  Drejtoria Doganore një ditë pas aksidentit informoi se pas kontrolleve të kryera, është vërtetuar se autobusi i “Besa trans” – Shkup i cili është djegur në autostradën në Bullgari, nuk ka qenë fare i evidentuar se ka dalë jashtë shtetit. Për këtë dy doganierë u suspenduan nga puna për shkak veprimit të paligjshëm.

Aksidenti tragjik ndodhi më 23 nëntor të vitit 2021, në orët e para të mëngjesit, kur autobusi “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek. Në mesin e 45 të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa 7 mbijetuan.

Seanca gjyqsore e radhës për këtë rast vazhdon më 1 dhjetor.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING