(VIDEO) Dy të tretat e komunave nuk e përmbushin standardin e gjelbërimit

(VIDEO) Dy të tretat e komunave nuk e përmbushin standardin e gjelbërimit

Nga 34 komuna urbane të analizuara, 22 prej tyre nuk e përmbushin standardin e rekomanduar për gjelbërim prej 25 metrash katrorë për kokë banori, tregojnë të dhënat e revizionit në temën “Planifikimi urban i infrastrukturës së gjelbër në qytete”. Ky revizion siç bëjnë të ditur ata është kryer me qëllim që t’i përgjigjet pyetjes nëse masat dhe politikat e qeverisë qendrore dhe lokale sigurojnë planifikim efektiv të infrastrukturës së gjelbër në qytete. Ata thonë se urbanizimi masiv i hapësirave, procedurat e gjata për miratimin e planeve urbane, programet vjetore të pamiratuara për krijimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit, financimi i planeve urbane nga individë privatë dhe mosvendosja e gjobave ndaj shkelësve kontribuojnë në mospërmbushjen e standardit të rekomanduar të gjelbërimit në qytete.

MARKETING

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

Pamjet e filmuara me dron nga vende dhe qytete të shumta tregojnë se zonat qëndrore urbane të qyteteve nuk përmbajnë mjaftueshëm hapësira të gjelbra publike që duhet të kontribojnë në uljen e ndotjes së ajrit dhe në një mjedis të pastër. Komuna e Çairit dhe e Kisella Vodës përbëjnë vetëm 3% të gjelbërimit urban të Qytetit të Shkupit, Komuna e Gjorçe Petrovit dhe Butelit nga 1%, Komuna e Shtipit përbën vetëm 0,39% të sipërfaqes. Komuna e Tetovës nuk ka fare park qyteti”.

Nga ESHR thonë se ndarja e aktivitetit të planifikimit hapësinor dhe urban dhe mungesa e koordinimit të institucioneve kompetente rezulton në mungesë të një korrnize ligjore që do të rregullojë planifikimin hapësinor dhe infrastrukturën e gjelbër, ndërsa zgjidhjet ligjore për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara pa leje e çrregullojnë sistemin e planifikimit urban.

ENTI SHTETËROR I REVIZIONIT

Nga 34 komuna me seli në qytete, vetëm 2 komuna, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Ohrit, kanë miratuar strategji për zhvillimin e gjelbërimit. 3 komuna kanë kadastër të gjelbër në formën e një portali gjeografik, përkatësisht Qyteti i Shkupit, Kavadarci dhe Ohri, dhe 18 komuna nuk e kanë përmbushur detyrimin për të miratuar programe vjetore për krijimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit, gjë që tregon mungesën e vizionit, qëllimeve, aktiviteteve dhe treguesve afatgjatë për monitorimin e gjelbërimit urban në nivel lokal”.

Nga ESHR thonë se nga gjithsej 34 komuna me seli në qytet, 8 komuna apo 23% kanë plan urbanistik të përgjithshëm të vlefshëm, 24 komuna (71%) kanë plan urban me një periudhë planifikimi të skaduar dhe dy komuna (6%) nuk kanë miratuar fare një Plan të Përgjithshëm Urban. Planet e përgjithshme urbane të 14 komunave janë miratuar pas 3 deri në 5 vite të periudhës së planifikimit për të cilën ato i referohen, duke e bërë të pamundur që qytetet të zhvillojnë plane të detajuara për kohëzgjatjen e periudhës, thuhet në komunikatën e ESHR-së.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING