(VIDEO) Dy raste të personave të prekur me linë e majmunëve

Maqedonia e Veriut regjistron dy raste me Linë e Majmunëve. Të prekurit janë të moshës 40 dhe 44-vjeçare. Sipas anketës epidemiologjike kanë thënë se nuk kanë lidhje me njëri tjetrin dhe nuk kanë udhëtuar jashtë shtetit. Njëri prej tyre është hospitalizuar ne Klinikën e Infektologjisë dhe tjetri nuk është paraqitur në asnjë Klinikë. Ajo që gjithashtu dihet është se njëri pacient deri tani ka pasur kontakt me 2 familje.
MARKETING
Marija Andonovska, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik
“Para se gjithash, dua të dërgoj tone qetësuese deri tek opinioni. Edhe pse bëhet fjalë për sëmundje infektive, edhe pse është konfirmuar për herë të parë në vendin tonë, megjithatë kjo nuk është sëmundje e re, tashmë i kemi disa protokolle, se cilat janë mënyrat për tu përballur me këtë situatë”.
Zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andonovski thotë se nuk duhet të krijohet panikë sepse siç thotë nuk është sëmundje që transmetohet lehtë, por përmes kontaktit shumë të afërt.
Jovica Andonovski, zëvendës ministër i Shëndetësisë
“Kjo sëmundje është sëmundje virale, simtomet e të cilës janë skuqje e lëkurës, ethe, kokëdhembje, dhimbje të muskujve, dhimbje shpine, plogështi, fryrje të nijeve limfatike. Transmetohet nga kontakt i afërt, përmes materialeve kontaminuese, ose përmes kafshëve të infektuara”.
Pacienti i hospitalizuar nuk ka simtome thotë drejtori i Klinikës së Infektologjisë Fadil Cana, por përshkak të rezultateve laboratorike ai duhet të jetë nën mbikqyrje mjekësore.
Fadil Cana, drejtor i Klinikës së Infektologjisë
“Pacienti përpos ndryshimeve në lëkurë, vetëm në një regjion të trupit, jo në të gjithë trupin, nuk ka simtoma të tjera, së paku gjatë kontrollit klinik, pacienti ka mohuar se ka pasur ndonjë lloj simtomi nga ajo e cila duhet për sëmundjen e Lijës së Majmunëve, por rezultati laboratorik është ai nga i cili ne duhet ta hospitalizojmë dhe ato ndryshime t’i ndjekim se si do të zhvillohet më tutje”.
Kjo sëmundje zgjatë nga 2 deri në 4 javë dhe në të shumtën e rasteve kalon pa ndonjë trajtim specifik.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/