(VIDEO) Dy kampet politike shqiptare lavdërojnë Listat e Këshilltarëve

(VIDEO) Dy kampet politike shqiptare lavdërojnë Listat e Këshilltarëve

Bartësi i listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Muhamed Murtezi ka lavdëruar sot listën e këshilltarëve të koalicionit për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Ai deklaroi se kjo nuk është thjesht një listë emrash, por një ekip njerëzish të dalluar dhe të respektuar, Murtezi deklaroi se kjo listë  dhe kandidati  Izet Mexhiti, janë garanci e përkushtimit dhe punës që Çairi të bëhet një qendër e rëndësishme e zhvillimit për shqiptarët.

MUHAMED MURTEZI, VLEN

“Jemi të hapur për debate miqësore dhe konstruktive me bartësin e listës dhe listën e këshilltarëve të oponentëve tanë politik – AKI, për të përballur idetë dhe konceptet tona, planet dhe projektet konkrete katërvjeçare. Në media, në çarshi, në konaqe, para kamerave dhe para njerëzve, të themi kush çka ofron dhe çfarë plane e projekte ka”

Edhe Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzoi dje zyrtarisht kandidaturat fituese për zgjedhjet lokale të tetorit. Aleanca  garon me 23 kandidatë për kryetar komune, përfshirë Qytetin e Shkupit dhe me 34 lista për këshilltarë komunalë në gjithë vendin. Në Çair Bartës liste është Kemal Matoshi, në Tetovë – Asaf Abdurahmani,  në Gostivar  Valdet Xhaferi dhe në Saraj, Ilas Veseli.

/SHENJA/

MARKETING