(VIDEO) Dy grupet e BDI-së vazhdojnë takimet e ndara

(VIDEO) Dy grupet e BDI-së vazhdojnë takimet e ndara

Vazhdojnë takimet e ndara me qytetarët  të drejtuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim. I ashtuquajturi “Grupi Zjarrit”, gjatë ditës së djeshme ka takuar banorët e Hasanbegut, ku nga atje nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, përsëri e ka quajtur zv.kryeminsitrin e parë, Artan Grubin, siç tha Mexhiti, ekspert për të humbur vota. Аi tha se Grubi nuk e ka legjitimitetin e popullit.

IZET MEXHITI-NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Pra Artan Grubi, duhet të shkojë sa më shpejtë sepse nuk ka legjitimitet të qytetarit, të votuesve, të strukturës dhe këto dy vite ka bërë aq pak punë, sikur të mos kishte pas asnjë ministër shqiptar aq më mirë do të ishte”.

Ndërkohë, nënkryetari tjetër i BDI-së, deputeti Arbër Ademi dhe Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi  gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar takim me banorët e Lagjës së Trimave në Kumanovë. Ademi dhe Bekteshi kanë bashkëbiseduar me qytetarët lidhur me sfidat me të cilat po përballet vendi në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE dhe për çështjet tjera me rëndësi për qytetarët. Takime me qytetarët kanë paralajmëruar nga të dy taboret edhe në ditët në vijim. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING