(VIDEO) Durmishi: Më shumë se 17 mijë persona do të përfshihen në ekonominë formale

(VIDEO) Durmishi: Më shumë se 17 mijë persona do të përfshihen në ekonominë formale

Lufta kundër ekonomisë së zezë dhe formalizimi i të njëjtës vlerësohet si një nga përcaktimet më të larta strategjike të Qeverisë dhe segment kyç i agjendës reformuese, deklaroi Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. Duke cituar të dhëna nga Enti Shtetëror i Statistikës, Durmishi tha se në vitin 2024 në vend ka pasur rreth 694.000 të punësuar, nga të cilët përafërsisht 85.000 kanë qenë të punësuar në zezë.

Mes tjerash, Durmishi njoftoi se nga dita e parë e vitit 2026, ka hyrë në fuqi ligji për angazhim sezonal të punonjësve.

BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS

Ligji mundëson angazhimin me punë e të punësuarve, të papunëve, studentëve, nxënësve dhe pensionistëve, pa humbur me këtë rast të drejtat e tyre tashmë të përvetësuara. Përfituesit e ndihmës së garantuar minimale nuk humbasin të drejtat e tyre sociale dhe të fëmijës, të papunët nuk fshihen nga evidenca dhe nuk humbasin kompensimin e tyre në para, pensionistët nuk humbasin të drejtën e tyre për pension, ndërsa studentët dhe nxënësit i ruajnë të drejtat e tyre nga sistemi arsimor”.

Sipas njoftimit, në fazën e parë janë përfshirë veprimtaritë ku ekonomia e zezë është më e theksuar – bujqësia, pylltaria, peshkimi, objektet akomoduese, veprimtaritë e shërbimit të ushqimit dhe veprimtaritë në amvisëri.

BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS

Sipas analizave të bëra, me zbatimin e ligjit pritet formalizimi i deri në 12.000 punëtorë sezonalë në bujqësi dhe rreth 5.400 punëtorë të palajmëruar në turizëm, hotelieri dhe shërbimet, respektivisht përfshirje e përgjithshme e rreth 17.400 personave. Kjo reformë sjellë përfitimi edhe për punëtorët edhe për punëdhënësit. Punëdhënësit marrin fleksibilitet dhe një procedurë të thjeshtuar administrative, ndërsa punëtorët marrin pagesa për orë, kontribute të sigurimit pensional dhe invalidor, kontribut shtesë në sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në rast lëndimi në punë ose sëmundje profesionale”.

Në përmbyllje, Durmishi, rikujtoi se nga 1 janari ka hyrë në fuqi edhe Ligji për Mbështetjen Financiare të Investimeve, i cili, së bashku me masat e tjera, do të zbatohet paralelisht për të luftuar ekonominë e zezë dhe për të forcuar ekonominë formale. Ai theksoi se ky kombinim ligjor krijon një klimë më të qëndrueshme dhe të parashikueshme afariste, duke nxitur investimet, hapjen e vendeve të reja formale të punës dhe rritjen e sigurisë për punëtorë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING