(VIDEO) Drejtuesit e koalicionit VLEN: Vitin 2024 po e përfundojmë me ndryshimin e madh

(VIDEO) Drejtuesit e koalicionit VLEN: Vitin 2024 po e përfundojmë me ndryshimin e madh

Koalicioni Vlen sot ka organizuar koktell të fundvitit me aktivistët e tyre, ku liderët e gjitha partive politike që përbëjnë këtë koalicion mbajtën fjalime për arritjet dhe sfidat e reja, ku theksin e veçantë të gjithë e vendosen tek bashkimi.

Zv/kryeministri dhe njiherit edhe kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, tha se vitin 2024 po e përfundojnë me ndryshimin më të madh që ka ndodhur ndonjëher në vend, duke shtuar se kur ka bashkim dhe vendosshmëri për të arritur ndonjë qëllim, Mexhiti tha se ajo bëhet realitet.

IZET MEXHITI,ZV/KRYEMINISTËR DHE KRYETAR I LD-SË

“E ky ndryshim, pa dyshim se nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e jauj. Ne do të vazhdojmë me përkushtim të lartë dhe përgjegjësi për të përfaqësuar denjësishtë dhe për ti dërguar në vend premtimet tona që i kemi dhënë para jush, prandaj ju faleminderoj nga zemra që na besuat, e ne  do të përpiqemi dhe do të punojmë me përgjegjësi që ta dëshmojmë se besimi juaj ka pesh dhe vlerë, si i tillë do të trajtohet”.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisi, poashtu njëri ndër krerët e VLEN-it, Arben Taravari, për vitin që po lëm pas tha se ka qen vit i sfidave, pasi siç tha, është bërë ndryshimi politik në vend.

ARBEN TARAVARI,MINISTËR I SHËNDETËSISË

“2024 definitivishtë  ishte vit i sfidave, vit në të cilën e rrëzuam rregullën e z. Ahmetit, i cili sundonte duke i përçarë shqiptarët. Herën e parë shqitparët, mendoj partitë opozitare shqiptare, arritëm të bashkohemi dhe ta bëjmë një koalicion i cili ja vlejti dhe quheshte VLEN”.

Viti që po e lëm pas shënoi fundin e një regjimi  “nongrata”, i cili për vite me rradhë kishte penguar zhvillimin dhe mirëqenien e popullit. Kështu u shpreh në fjalimin e tij, krytari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

BILALL KASAMI,KRYETAR I LËVIZJES BESA

“Ishte një betejë e vështirë, por fal angazhimit të secilit prej juve dhe përkushtimit të koalicionit VLEN, ne arritem të kthejmë shpresën dhe drejtësisë në vend. Ky ishte një vit tranzicioni mes të vjetrës dhe të rejës, një vit ku duhej të shihej dallimi dhe mendojs e shkëndija e parë u pa dhe këto shkendija janë treguesi i qartë për seriozitetin dhe vendosshmërinë e VLEN-it, për vlerat që dëshironë ti instalojë në politik”.

Ndërkaq,  kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, tha se nëse janë të bashkuar, suksesi është i pa tjetërsueshëm.

ZEQIRIJA IBRAHIMI, KRYETAR I ALTERNATIVËS

“Për vitin 2025, neve na ka mbetur edhe një detyrë, që ta bëjmë edhe festën e zgjedhjeve lokale. Un jam i sigurtë se ne në këtë frymë të bashkimit dhe unitetit që jemi, do të kemi arsye edhe në fundë të vitit tjetër të mblidhemi bashkë, e ta festojmë edhe fitoren e zgjedhjeve lokale”.

Liderët e VLEN-it njëzëri bënë thirrje që ky koalicon të merr përkrahje të madhe edhe në zgjedhjet lokale, që janë të parapara të mbahen në vitin që po vjen.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING