(VIDEO) Drejtoria e doganave konfiskoi ilaçe, materiale dentale dhe cigare

(VIDEO) Drejtoria e doganave konfiskoi ilaçe, materiale dentale dhe cigare

Drejtoria e Doganave njoftoi se gjatë ditëve të kaluara ka parandaluar disa përpjekje për të kontrabanduar ilaçe, materiale dentare, syze me dioptri, një sasi e madhe cigaresh, një motoçikletë, pajisje UPS për furnizim me energji elektrike dhe mallra të tjera.

MARKETING

DREJTORIA E DOGANAVE

Departamenti i Kontrollit dhe Hetimeve ka ngritur kallëzim penal kundër autorit të krimit. Rasti u zbulua nga doganierët në hyrje të vendit në pikën kufitare Deve Bair gjatë një kontrolli të një autobusi që udhëtonte në linjën Maqedoni e Veriut – Turqi – Maqedoni e Veriut. Përveç ilaçeve, në çantën e shoferit u gjetën 20 kuti me mjaltë me nga 170 kg, 177 copë çokollatë, tre kilogramë çaj, si dhe mbi 40 copë xhinse me logo të mbrojtura të markave tregtare”.

Dogana gjithashtu ka sekuestruar mbi 600 copë syze me dioptri për të cilat importuesi nuk kishte leje importi. Rasti është zbuluar në zyrën doganore të Gjevgjelisë gjatë kontrollit të mallrave të ndryshme me origjinë nga Kina, të cilat ishin deklaruar për zhdoganim importi, ndërsa në një rast tjetër, gjatë një kontrolli të një kamioni me targa bullgare, janë sekuestruar rreth 300 copë veshjesh, të cilat ishin fshehur në vende të ndryshme të automjetit.

DREJTORIA E DOGANAVE

Një shtetasi i Maqedonisë së Veriut u përpoq të importonte ilegalisht gjashtë mijë euro përmes pikës kufitare Tabanovc, si dhe një sasi të madhe veshjesh, këpucë, çanta dore dhe portofole që donte t’i kontrabandonte pa paguar detyrime. Ai u ndalua nga oficerët e doganës, të cilët, nga dyshimet, ndaluan makinën me të cilën po udhëtonte për një kontroll të detajuar, gjatë të cilit u gjetën mallrat e padeklaruara. Pasagjeri mbante me vete 16 mijë euro, nga të cilat dhjetë mijë euro iu kthyen në përputhje me ligjin për operacionet e këmbimit valutor, ndërsa pjesa tjetër iu konfiskua”.

Gjatë kontrollit të tre kamionëve dhe një makine në hyrje të vendit në pikën kufitare Bogorodicë janë sekuestruar 58 pako cigare. Nga Drejtoria e Dogonave informojnë se që nga fillimi i këtij viti, në zyrën doganore të Gjevgjelisë janë sekuestruar gjithsej 700 pako cigare.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING