(VIDEO) Drejtori i Vakëfeve: Jeni Xhamija është e BFI-së, e kanë kthyer në muze pa leje
Bashkësia Fetare Islame me ngulm kërkon kthimin e Jeni Xhamisë në identitetin e saj të vërtetë, si vend adhurimi për besimtarët. Drejtori i Vakëfeve në BFI, Fehmi Ebibi tha për TV SHENJA ka njoftuar ambasadën amerikane turke dhe përfaqësitë e tjera diplomatike si dhe kanë kërkuar takim me ministrin e Kulturës, sepse siç thotë ai, në bazë të informacioneve që kanë muzeu i Manastirit vendimin lidhur me shndërrimin e Jeni Xhamisë në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame e kanë marrë pa marë leje përkatëse nga Ministria e Kulturës, të cilës edhe me ligj i takon ky objekt.
FEHMI EBIBI, DREJTORI I VAKËFEVE NË BFI
“I kemi shkruajtur letër kryminsitrit, zv të pare Izet Mexhitit, ministrit të kulturës. I kemi dërguar letër edhe muzeut të manastirit që e ka marrë këtë iniciativë edhe përfaqësive diplomatike, kemi informuar ambasadën turke, ambasadën amerikane dhe përfaqësive të tjera diplomatike në vend. Ne në bazë të dhënave që I kemi nga tereni kemi kuptuar se muzeu I Manastirit me një vendim të tyre e kanӓ vendosur këtë bile kemi të dhëna që për këtë nuk e kanë konsultuar ose nuk kanë marë leje ose vendfim të plotfuqishëm nga ministria e kulturës dhe do të kërkojmë me ngulm që kjo çështje të zbardhet dhe do të kërkojmë edhe prononcimin e ministrisë së kulturës”.
Ebibi thotë se Jeni Xhamia është kërkuar vazhdimisht nga BFI që t’i kthehet BFI- së që pas shpalljes së pavarësisë së RMV-së. Ai theksoi se për këtë ka pasur disa herë seanca gjyqësore të niveleve të ndryshme dhe se dikund nga viti 2007 BFI e ka ankimuar në gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg duke kërkuar që ti kthehet prona BFI-së , mirëpo pasi që ministria e kulturës e ka shpallur si monument kulture të nivelit të parë nga gjykata e Strazburgut kanë thënë se janë jo kompetentë që të japin një vendim të tillë dhe kanë sugjeruar që palët të mirren vesh.
FEHMI EBIBI, DREJTORI I VAKËFEVE NË BFI
“Prej vitit 1957 kur eshte sekuestruar sistemi monist kjo xhami një kohë ka shërbyer si depo e pastaj si galeri arti dhe deri më 21 nëntor kur me një vendim të çuditshëm nga muzeu i Manastrit vendoset që xhamia të hapet si muze i trashëgimisë kulturore krishtere islame dhe ne e marrim vesh kur marrim thirje, gjegjësisht myftinu i Manastirit mori ftesë për për të shkuar në hapjen si muze dhe ne këtë e kemi refuzuar dhe të njejtën ditë reaguam ashpër”.
Ebibi tha se BFI asnjëherë nuk do pajtohet që Jeni Xhamia të ngelet një muze I tillë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/