(VIDEO) Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut dyshohet për 50 mijë euro mito
MARKETING
Partitë politike kanë reaguar pas arrestimit të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vase Nakiev, i cili dyshohet se ka marrë mito në vlerë prej 50 000 euro. Anakiev është nënkryetar i partisë Socialiste të Maqedonisë, partisë që është pjesë e koalicionit qeverisës.
MARKETING
Nga partia e tij thonë se pritjet e tyre nga Qeveria janë sundimi i ligjit dhe shteti ligjor, por edhe përgjegjësia në punën e çdo individi apo institucioni.
Partia Socialiste e Maqedonisë
“Partia Socialiste e Maqedonisë reagon ashpër ndaj etiketimit të rasteve aktuale me akuza të rënda dhe ndaj publikimit tendencioz të fotografive që shkelin dinjitetin njerëzor, për të cilat kërkohet një shpjegim përmbajtësor nga përgjegjësit. Partia Socialiste ju bënë thirrje institucioneve që të verpojnë sipas ligjit, me përgjegjësi dhe pa selektime”.
Arrestimin e drejtorit të Inspektoratit të Bujqësisë e ka komentuar edhe VMRO-DPMNE-ja.
Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE
“Ky është angazhimi i Qeverisë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vepër. Secili që gabon para ligjit, pa marrë parasysh a është prej LSD-së, apo VMRO-DPMNE-së, ose nga cila do parti politike, duhet të përgjigjet. Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit. Njëkohësisht e përshëndesim aksionin e MPB-së dhe kjo është porosia për të gjithë se me ligj nuk ka lojë”.
Ndërsa nga LSDM-ja thonë se tani është e qartë se përse nuk ka para për bujqit.
Jon Fërçkoski, LSDM
“Fillimisht, kjo nuk ka befason, as nuk kemi pritur diçka më pak nga qeveria më e korruptuar në rajon dhe Evropë. Pra, ky është edhe një skandal tjetër. Ashtu siç e dini, kemi publikuar edhe shumë të tjera, skema kriminale, rrjete tenderësh e të ngjajshme. Së dyti, kjo është dëshmi se përse nuk ka para për bujqit, pse nuk ka subvencione, pse nuk ka pagesa dhe dhe pse ata nuk mund të presin asgjë nga institucionet e bujqësisë të konceptuara në këtë mënyrë”.
Vase Anakiev u arrestua të ejten gjatë një aksioni policor të realizuar në koordinim mes Ministrisw sw Punëve të Brendshme dhe tw Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Anakiev është nënkryetar i partisë Socialiste, kryetar i të cilës parti është Lupço Dimovski, zëvendës kryeministër për sistem politik. Anakiev në postin e drejtorit të Inspektoratit të Bujqësisë ishte caktuar në korrik të vitit 2024.
Emine Ismaili /SHENJA/

