(VIDEO) Dorëhiqet ish zv/ministri i arsimit, Lulzim Aliu

(VIDEO) Dorëhiqet ish zv/ministri i arsimit, Lulzim Aliu

Lulzim Aliu nuk do ta ushtrojë më funksionin e zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës. Dorëheqjen e tij ai ia ka dorëzuar sot kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Aliu, duke publikuar dokumentin e dorëheqjes. Në reagimin e tij, ai thekson se me këtë vendim po përmbyll një kapitull të rëndësishëm të angazhimit të tij profesional në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Këtë post Aliu e ka mbajtur për herë të dytë, ndërsa me këtë rast ka shprehur falënderime për Partinë Alternativa dhe drejtuesit e saj për besimin e dhënë ndër vite.

LULZIM ALIU – ISH ZËVENDËS MINISTËR I ARSIMIT

Përmbyll një kapitull të punës sime në detyrën e zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, me atë që i dorëzova kryetarit të Qeverisë së RMV-së, z. Hristijan Mickoski. Falënderoj për besimin dhe mbështetjen për të kryer këtë detyrë, për herë të dytë, Partinë Alternativa, kryetarin e saj z. Bekim Sali dhe kryetarët paraprak z. Afrim Gashi dhe z. Zeqirija Ibrahimi”.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare mbi arsyet e dorëheqjes, as për hapat e ardhshëm politik apo profesionalë të ish-zëvendësministrit të Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING