(VIDEO) Dorëheqja e kryeprokurorit, partitë vazhdojnë më reagime
Një ditë pas dorëheqjes së kryeprokurorit Lupço Kocevskit, kanë vazhduar reagimet e partive në pushtet. Koalicioni VLEN vlerëson se ndërprerja e funksionit të kryeprokurorit shënon fundin e një periudhe që prodhoi humbje të thellë të besimit publik në Prokurorinë Publike. Sipas tyre, besimi i qytetarëve u rrënua nga raste konkrete që i kanë parë me sytë e tyre.
Koalicioni VLEN
”Koalicioni VLEN do të insistojë që procesi për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të jetë i pastër, transparent dhe i çliruar nga ndikimet politike. Rikthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë është detyrim që nuk mund të shtyhet më”.
Njëjtë si VLEN vlerëson edhe VMRO-DPMNE-ja. Zotohen se do të insistoj që të ketë prokurori të pavarur dhe joselektive.
VMRO-DPMNE
“Ky nuk është fundi, por fillimi i drejtësisë joselektive. VMRO-DPMNE do të insistoj për prokurori të pavarur, profesionale dhe jopartiake. VMRO-DPMNE do të insistoj për reforma në gjyqësor për drejtësi të pavonuar dhe joselektive, ku do të respektohen ligjet dhe sundimi i drejtësisë”.
Një ditë më parë kryeprokurori Lupço Kocevski dha dorëheqje pak para se të niste seanca në Kuvend ku do të diskutohej dhe votohej shkarkimi i tij. Në këtë situatë,me propozim të Qeverisë, Kuvendi duhet të shpall thirrje publike për emërim të prokurorit publik në “Gazetën Zyrtare”. Afati për të konkurruar është 15 ditë pasi të publikohet në “Gazetën Zyrtare”. Në procedurën për zgjedhje të prokurorit publik, pas paraqitjes së kandidatëve, Qeveria duhet të kërkoj mendim nga Këshilli i Prokurorëve për të gjithë kandidatët. Këshilli është i obliguar që mendimin për të ta formoj brenda 15 ditësh. Për kandidatët që i plotësojnë kushtet dhe kanë marrë mendim pozitiv nga Këshilli, Qeveria zgjedh një dhe e dorëzon si propozim në Kuvend, aty ku dhe votohet.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

