(VIDEO) Dorëheqja e drejtorit të higjienës komunale, Arsovska i kërkon bordit drejtues të emërojë ushtrues detyre
Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska i bënë thirrje kryetares së VMRO-së që është në krye të Bordit Drejtues të Higjienës komunale që të sjell vendim për shkarkimin e drejtorit Sabahadin Rustemi që u arrestua dhe të emëroj ushtrues detyre, pasi ai një ditë më parë dha dorëheqje. Arsovka shprehet se Mickoski po e terrorizon qytetin me udhëheqjen e tij diktatoriale dhe me regjim përmes Bordit Drejtues, duke keqpërdorur instituconet dhe policinë që të mbjell frikë dhe të kryej presion para zgjedhjeve.
Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit
“I bëjmë thirrje kryeministrit Mickoski që e ka kryetaren e tij të Bordit Drejtues nga VMRO, e cila gjithahstu është kriminele e dënuar për dy vepra penale në vitin 2006 dhe 2022, që të thërrasë Bordin e Drejtues të Higjienës Komunale Shkup në përputhje me nenin 24a, paragrafi 2 i Ligjit për Ndërmarrjet Publike, që të merr vendim për shkarkimin e drejtorit dhe në përputhje me paragrafin 3 të të njëjtit nen të emërojë ushtrues detyre të ndërmarrjes”.
Ndërsa pyet kryeministrin se përse nuk janë arrestuar drejtorët e ndërmarrjeve komunale në Tetovë, Gazi Babë dhe Kumanovë.
Avokati mbrojtës Asmir Alispahiq njoftoi se Sabahadin Rustemi ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i tij drejtor në NP “Higjiena Komunale” për arsye morale.
Ndërkaq, Gjykata Penale dje caktoi masë paraburgimi prej 30 ditësh për Rustemin dhe Aki Saiti, menaxherin e mbeturinave, për shkak të siç thanë nga atje, rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe mundësisë së përsëritjes së krimit. Ata dyshohen se kanë kryer vepër penale të rrezikimit të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina.
Drejtori Rustemi është emëruar në pozitëne drejtorit të “Higjienës Komunale” në fillim të këtij viti, nga kryetarja e Qytetit Danela Arsovska.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

