(VIDEO) Dolën bashkë në gjueti, vrau shokun padashje

(VIDEO) Dolën bashkë në gjueti, vrau shokun padashje

Festa e një grupi shokësh që kishin dalur në mal për gjueti për t’u argëtuar nuk ka zgjatur shumë, pasi ka përfunduar me fatalitet. Ka mjaftuar një çast i pakujdesisë që gjuetia të kthehej në tragjedi, e njëri prej tyre mos të kthehet më kurrë.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme zyrtarët e Policisë nga rajoni i Strumicës, respektivisht nga Radovishi kanë arrestuar disa persona, pasi të hënën, ata kishin shkuar në gjueti në territorin e Gabrevcit, pa poseduar leje të vlefshme për gjueti, ndërsa dyshohet se nga pakujdesia e kanë vrarë një person.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se të arrestuarit shkuan në gjueti në territorin e Gabrevcit pa poseduar leje të vlefshme për gjueti, ku dyshohet se nga pakujdesia vranë një person. Viktima siç njoftojnë nga MPB është goditur në pjesën e stomakut dhe krahut dhe gjatë tranportimit për në spital, nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Gjatë gjuetisë, personi me inicialet M.B., nga pakujdesia, shkrepi një fishek me pushkën e tij dhe qëlloi personin me inicialet J.P. në zonën e stomakut dhe krahut. Pas incidentit të plagosurin e vendosën në një automjet dhe e drejtuan drejt Shërbimit të Urgjencës në Radovish. Gjatë rrugës njoftuan shërbimin e urgjencës dhe u takuan me automjetin e urgjencës në vendin e quajtur ‘Dedinski Çairi’, në territorin e Dedinit. Mjeku konstatoi vdekjen e personit. Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Radovish dhe një ekip i Njësisë Policore Radovish kryen inspektimin në vendngjarje”.

Sipas urdhrit të prokurorit, trupi i viktimës është dorëzuar për obduksion. Nga të gjithë të përfshirët, nga MPB informojnë se janë sekuestruar armët e gjuetisë dhe municioni, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e personit që shkrepi armën janë sekuestruar gjithashtu pushkë dhe municion.

Tre persona mbeten në Stacionin Policor Radovish. Gjatë ditës do të dorëzohet kallëzim penal ndaj personit me inicialet M.B. për “vrasje nga pakujdesia”. Ndërkaq, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim penal edhe ndaj njëmbëdhjetë personave tjerë për “gjueti të paligjshme”.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING