(VIDEO) Dogana sekuestron rreth tre mijë mallra të kontrabanduara në kufi
Dogana e Maqedonisë ka sekuestruar rreth tre mijë mallra të kontrabanduara në kufi. Në pikat kufitare Bllacë, Tabanoc, Bogorodicë dhe Novosellë, punonjësit doganorë dhe ekipet mobile kanë sekuestruan pothuajse tre mijë copa mallra, përfshirë pije alkoolike, cigare elektronike, rroba me markat e mbrojtura tregtare dhe autopjesë të gjetura në automjete, autobusë dhe kamionë. Në pikën kufitare Bllacë, janë sekuestruar më shumë se 700 copë mallra të ndryshme, duke përfshirë lodra, parfume, kozmetikë dhe mobile.
DREJTORIA E DOGANAVE
“Gjithsej 600 copë mallra të ndryshme, kryesisht lodra, u gjetën në hapësirat e fabrikuara të një furgoni të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Në një rast tjetër, gjithsej 143 copë parfume dhe kozmetikë u gjetën nën dyshemetë e sediljeve të pasme, si dhe në bagazhin e një makine. Në një automjet mallrash, i cili ishte deklaruar i zbrazët për hyrje në vend, oficerët doganorë zbuluan tre pjesë të mobiljeve”.
Siç njoftojnë nga Drejtoria e Doganave, Oficerët doganorë, në pikën kufitare Tabanovc gjatë ditëve të fundit, në tre raste të veçanta, kanë sekuestruar 26 shishe pije alkoolike, mbi 200 copë cigare elektronike dhe një pajisje për vetë-diagnostifikim.
DREJTORIA E DOGANAVE
“Përveç kësaj, një ekip mobil i Drejtorisë zbuloi një përpjekje për të kontrabanduar tetë komplete pompa ajri dhe uji me panele diellore, të destinuara për shatërvanë dhe akuariume. Në rastin e parë, në një makinë me targa gjermane, të drejtuar nga një shtetas maqedonas, u gjetën 26 shishe pije alkoolike me një vlerë të parashikuar prej afërsisht 30 mijë denarësh”.
Ndërkaq, në rastin e dytë, nga atje njoftojnë se inspektorët doganorë kanë gjetur edhe 209 copë cigare elektronike në dy çanta të një pasagjeri që udhëtonte me autobus në linjën Bruksel – Shkup.
Samir Mustafa /SHENJA/

