(VIDEO) Dogana sekuestron deviza, ar, cigare dhe bizhuteri
Dogana është treguar syqelë, pasi në disa pika kufitare, zyrtarët doganorë dhe ekipet mobile doganore kanë zbuluar disa tentativa për kontrabandë me mallëra të ndryshme, si dhe disa tentativa për kontrabandë të shumave të mëdha të devizave të padeklaruara.
DREJTORIA E DOGANAVE
“13.900 euro, 3 monedha ari dhe 1 pllakë ari me peshë rreth 90 gramë u zbuluan nga një ekip mobil doganor te dy pasagjerë që ishin paraqitur për dalje nga shteti në pikën kufitare Tabanoc. Gjatë kontrollit personal, në xhepin e xhaketës së shoferit u gjetën 23.900 euro. Sipas dispozitave ligjore, udhëtarit iu kthyen 10.000 euro, ndërsa 13.900 euro, monedhat e arit dhe pllaka e arit u mbajtën përkohësisht”.
Gjatë kontrollit të një automjeti që ishte paraqitur për hyrje në shtet në pikën kufitare Qafthanë, nga drjtoria informojnë se te njëri nga udhëtarët janë gjetur 20.000 euro të padeklaruara. Secili prej tyre mbante nga 5.000 euro, shumë që duhet të deklarohet. Sipas Ligjit për veprimtarinë valutore, secilit udhëtar iu kthyen nga 2.000 euro, ndërsa pjesa e mbetur prej 3.000 eurosh për secilin, ose gjithsej 12.000 euro, u mbajt përkohësisht.
Samir Mustafa /SHENJA/

