(VIDEO) Dogana parandaloi kondrabandë të arit dhe ilaçeve

Monedha ari, ilaçe, si dhe kamera janë një pjesë e mallrave të konfiskuara nga dogana gjatë javës së kalua. Krahas kësaj, doganierët në pikat kufitare kanë sekuestruar edhe pjesë për celularë, autopjesë dhe pajisje për sporte luftarake.
Në vendkalimin kufitar Tabanocë, gjatë kontrollit të një veture doganierët kanë gjetur pesë monedha floriri të cilat, siç njoftuan ata, ishin fshehur në çantën e pasagjeres, e cila ishte shtetase e Ukrainës. Pas zbulimit të monedhave, nga dogana thanë se një tjetër pasagjer nga makina, i cili ishte shtetas gjerman, pretendoi se ishte pronari i tyre. Vlera e pesë monedhave të arit, siç informojnë nga Drejtoria doganore, është rreth gjysmë milion denarë.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dogana ka parandaluar kontrabandën e 1 200 tabletave Plakenil, të cilat përdoren për trajtimin e personave me sëmundje autoimune. Tabletat u gjetën në valixhen e një shtetasi të Bosnjë-Hercegovinës, i cili po udhëtonte me një fluturim nga Stambolli.
Ndërkaq në veturën që drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, doganierët e “Tabanovcës” gjetën kamera profesionale dhe pajisje fotografike.
Në vendkalimin kufitar Bllacë në një veturë me targa të Kosovës në pjesën e gomës rezervë janë zbuluar celularë dhe 74 pjesë të celularit me vlerë të përgjithshme prej 204.000 denarë.
Në Tabanoc, gjatë kontrollit me skaner mobil, janë gjetur dhe konfiskuar katër turbokompresorë për automjete të pasagjerëve të fshehur në pjesën e jashtme të një rimorkioje traktori të një automjeti mallrash me targa të Serbisë.
Anida Murati /SHENJA/