(VIDEO) Dogana konfiskoi vegla dhe aksesorë celularë në vlerë prej 355 mijë denarë

(VIDEO) Dogana konfiskoi vegla dhe aksesorë celularë në vlerë prej 355 mijë denarë

Është  parandaluar  tentimi, për kontrabandim të një sasie të madhe të veglave,si dhe aksesorë celular në vlerë të përgjitshme prej 355 mijë denarëve, të cilat dy shtetas të Maqedonisë së Veriut tentuan t’i fusin ilegalisht  përmes vendkalimit kufitarë Bllacë, njoftuan nga Drejtoria e doganave.

DREJTORIA E DOGANAVE
“Për shkak të dyshimeve, automjetet janë ndaluar për kontroll të detajuar. Në të njëjtën kohë, në bagazhin e një automjeti janë zbuluar vegla dore dhe industriale në vlerë të përgjithshme prej 83.841 denarëve, të cilat personi nuk i ka paraqitur në organet doganore, me të cilat ka dashur të shmangë pagesën doganore dhe TVSh-në në vlerë të përgjithshme prej 16.241 denarëve”.

Nga Drejtoria e Doganave  thonë se në automjetin e dytë, në zonën pranë ulëses së pasagjerit dhe pas saj, si dhe në pjesën e bagazhit janë zbuluar 453 pjesë aksesorë celularësh – kufje, karikues dhe kabllo për karikues, syze mbrojtëse, karta memorie micro SD dhe syze mbrojtëse për celularë. Nga drejtoria e doganave sqarojnë se vlera e përgjithshme e aksesorëve celularë të padeklaruar është 271.167 denarë, për të cilat personi është dashur të paguaj gjithsej 51.547 denarë për doganë dhe TVSH. Malli është konfiskuar dhe kundër personave është ngritur padi përkatëse. /SHENJA/

 

MARKETING