(VIDEO) Dodiku në Shkup me flamurin e R. Srpska, instituti nga Kanadaja kërkon që RMV t’i kërkojë falje Bosnjës

(VIDEO) Dodiku në Shkup me flamurin e R. Srpska, instituti nga Kanadaja kërkon që RMV t’i kërkojë falje Bosnjës

Presidenti i Republikës Srbska në Bosnje, Millorad Dodik iku nga Maqedonia e Veriut, por me deklaratat e tij në Shkup, trazoi opinion në vend dhe më gjërë. Pas fjalimit të tij dhe pas takimit më zv,kryeministrin, Ivan Stoilkoviq, sot kanë reagur edhe nga Instituti i Kanadas, të cilët kërkojnë nga Maqedonia e Veriut t’i kërkojë falje Bosnje dhe Hercegovinës, pasi takimi i tij me Stoilkoviqin u bë nën flamurin Republika Sërbe e Bosnjes. Instituti me seli në Ontario e konsideron këtë si “mosrespektim të hapur ndaj federatës”.

INSTITUTI I KANADAS

Të valëvitesh flamurin e një entiteti, pa flamurin shtetëror, është mbështetje për politikën antiboshnjake, separatiste të Dodikut. Mohimi i vazhdueshëm i Bosnjës dhe Hercegovinës nga Dodiku tregon qartë se ai nuk i shërben shtetit, por është një sipërmarrje anticivilizuese e mishëruar në fushatën madhështore nacionaliste serbe antiboshnjake kundër shtetit boshnjak. Qëndrimi i tij amoral, çnjerëzor ndaj Bosnjë-Hercegovinës flet qartë për karakterin e personalitetit të tij dhe opsionin politik”.

Sjelljes anti-civilizuese ndaj shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, shtojnë nga Instituti, Maqedonia e Veriut duhet t’i përgjigjet në mënyrë vendimtare dhe të përshtatshme. Nuk mund të vëzhgojmë në heshtje fyerjet dhe poshtërimet e vazhdueshme të shtetit të Bosnje-Hercegovinës, organeve dhe qytetarëve të saj, ndaj të cilave ata janë ekspozuar për një kohë të gjatë” thuhet më tej në reagimin e Institutin të Kandasë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING