(VIDEO) Djegia në Koçan, prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe për një person

Edhe një i akuzuar në rastin e djegës së diskotekës “Pulse” në Koçan. Ekipi i Prokurorisë që merret me këtë rast, ka ngritur aktakuzë ndaj siç njoftojnë ata pronarit real të Kompanisë së Sigurimit “Rubikon Security Solution”, që ishte përgjegjëse për sigurinë e diskotekës. Ai akuzohet për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
Prokuroria Themelore Publike
“Edhe ai akuzohet edhe për kontributin e tij të veçantë, sepse së bashku me disa persona përgjegjës dhe zyrtarë, për të cilët është ngritur aktakuzë dhe është në fazën e vlerësimit, si dhe persona të tjerë aktualisht të panjohur, nuk ka vepruar në përputhje me rregulloret dhe rregullat teknike për masat mbrojtëse dhe me këtë shkaktoi rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve, si dhe pronën në shkallë të gjerë”.
Edhe pse kanë pasur përgjegjësi pronësie njoftojnë nga Prokuroria, sigurimin e kanë bërë pa lidhur kontratë me shkrim për sigurim privat-fizik me shfrytëzuesin e shërbimit që në këtë rast është objketi hotelierike “Klubi Pulse” nuk kanë ushtruar fare kujdes, kontroll dhe mbikëqyrje në përmbushjen e detyrimeve të personave që ofronin sigurim për pronën dhe personat.
Në ditën kritike, tre të punësuarit e Agjencisë me licenca valide për sigurim privat dhe karta identiteti të subjektit juridik, si dhe një i akuzuar pa licencë për punë, kanë qenë përgjegjës për ta siguruar objektin në Koçan. Ata nuk kanë bërë vlerësim për kushtet e sigurisë së objektit, rreziqet dhe mundësitë për evakuim në raste rreziku, nuk kanë kontrulluar hyrjet dhe daljet dhe nuk e kanë kontrolluar mbipopullimin e vizitorëve.
Prokuroria Themelore Publike
“Të punësuarit e Agjensisë ‘Rubikon’ nuk kanë vepruar në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurim Privat, nuk kanë bërë kontrollë të identitetit dhe moshës së personave në hyrje të objektit, me çka kanë lejuar hyrjen e fëmijëve, gjegjësisht personave që nuk kishin mbushur 18 vjeç, si dhe duke mos bërë kontrollin e personave, nuk kanë ndaluar sjelljen e materialeve shpërthyese – mjeteve piroteknike që shkaktuan zjarrin”.
Prokuroria ka bërë propozim Gjykatës Penale që ndaj të akuzuarit të vazhdojnë masat e kujdesit dhe paraburgimi shtëpiak. Prokuroria deri tani ka ngritur akuza kundër 34 personave.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/