(VIDEO) Dje në katër komuna të RMV-së votuan 248 persona të sëmurë dhe 94 të burgosur
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se deri në orën 19:00 të ditës së djeshme, nga gjithsej 94 persona të regjistruar për votim në institucionet ndëshkuese-korrigjuese, kanë votuar 45 persona. Kurse nga gjithsej 248 persona të sëmurë ose të paaftë të regjistruar për votim në katër komunat – Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë deri në orën 19:00 të drejtën e votës e kanë ushtruar gjithsej 242 persona.
KSHZ njoftoi se dy persona kanë votuar në Qendër Zhupë, 66 persona të sëmurë ose të paaftë kanë votuar në Mavrovë-Rostushë, 31 persona në Vrapçisht dhe 143 persona në Gostivar.
Votimi për të gjitha këto kategori votuesish u zhvillua pa pengesa dhe pa asnjë problem apo parregullsi, thonë nga KSHZ.
KSHZ theksoi se rezultatet e votimit të personave të sëmurë, të paaftë dhe të personave që vuajnë dënim me burg, do të publikohen sot.
“Çdo fletëvotim individuale është vendosur në një zarf të veçantë të mbyllur dhe në kutitë e votimit, dhe ato nuk hapen sot. Numërimi i këtyre votave dhe publikimi i rezultateve nga votimi i sotëm bëhet së bashku me rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve nesër pas orës 19:00, për çdo vendvotim dhe për çdo komunë ku zhvillohet votimi”, thuhet në njoftimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
/SHENJA/

