(VIDEO) Ditët në vijim pritet të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima

(VIDEO) Ditët në vijim pritet të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima

Sipas raportit të Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike, proceset lokale do të jenë në formë stuhie afatshkurte me reshje të dendura të shiut, erë të fortë dhe paraqitje të breshërit.  Në Shkup sot dhe në ditët në vijim, pritet të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 21 deri në 29 gradë.

Nga Enti për çështje hidrometeorologjike rekomandojnë që në rast shkarkimesh elektrike rekomandohet kujdes më i madh, të mos qëndrohet në hapësira të hapura dhe nën drunjë.

Shiu, era, stuhia dhe breshëri shkaktuan dëme në Shkup, Kumanovë dhe rrethinë të Shkupit ditë më parë. Banorët e fshatërave të Likovës gjithashtu pësuan dëmtime të shumta të çative dhe veturave. Banorët e Kumanovës ngelën edhe pa ujë të pijshëm.

Reshjet e shiut dhe breshrit shkaktuan dëme materiale dhe bujqësore në disa pjesë të vendit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING