(VIDEO) Dita e autizmit, prindërit kërkojnë më shumë mbështetje institucionale
MARKETING
Afrim Bajrami, prind i një fëmie me nevoja të veçanta
MARKETING
“Unë me djalin Anuarin u njoftuam para 11 viteve, kishim gjasa që djali mund të jetë me nevoja të veçanta, para lindjes dhe neve si prind na u dha mundësia apo opsioni që ta abortojmë djalin. Ne duke qenë besimtarë, menduam se është e pahijshme, është absurde t’i shpallim luftë Zotit, pasi Zoti ka vendos që të na jap një fëmijë të tillë, ne vendosëm që ta pranojmë si dhuratë”.
Ky është përjetimi i një prindi që ka një fëmijë me nevoja të veçanta, Anuarin i cili tani është 11 vjeç. Vendosshmërinë që ka pasur ky prind që në momentin që kanë vendosur mos ta abortojnë sepse është me nevoja të veçanta, ky prind ka vazhduar ta ketë gjatë gjithë këtyre viteve, por edhe sot kur fletë me shumë dashuri për të voglin e tij.
Mirëpo, gjatë këtij rrugëtimi ai përmendi edhe pengesat institucionale që i kanë hasur, njëra nga të cilat është mungesa e asistentëve profesionist, gjegjësisht thotë se asistentë ka por jo të mjaftueshëm sepse numri i fëmijëve me nevoja të veçanta është në rritje. Kështu ai tregoi se bashkëshortja e tij është dashur që vitin e parë shkollor ta bëjë bashkë me djalin në klasë. Ndërsa, thekson se nuk është i kënaqur nga stafi profesional nëpër institucione shtetërore sepse nuk japin rezultate kurse sherbimet private janë shumë të shtrenjta.
Në shënimin e 2 Prillit, Ditës së Autizmit, në panel diskutimin e organizuar nga Komuna e Çairit në nder të kësaj dite, panelistët folën për rritjen e ndërgjegjësimit dhe nxitjen e veprimit për autizmin në shoqëri, me pjesëmarrjen e profesionistëve dhe përfaqësuesve relevantë të fushës.
Psikologu Arbër Kadriu tregoi se cilat janë fazat e hershme të shfaqjes së autizmit.
Arbër Kadriu, psikolog
“Mosha tre vjeçare është mosha ku zakonisht haset problematika ose të themi një abnormalitet si sjelljesh te fëmijët, zakonisht kur është mos kontakti me sy, te të folurit, mandej ka forma të ndryshme ku fëmijët tregohet impulsiv, kemi hiperaktivitet, madje kemi ndjenja të agresivitetit”.
Përfaqësuesja e shoqatave për fëmijë me vështirësi në zhvillim Zemrijet Bela, foli për rëndësinë e zbulimit dhe trajtimit të hershëm të autizmit.
Zemrijet Bela, përfaqësuese e shoqatave për fëmijë me vështirësi në zhvillim 23:06/23:39
“Neve si profesionist nuk na intereson aq shumë diagnoza, se sa mosha e hershme dhe trajtimi sa më herët i këtyre fëmijëve…ne shpresojmë që në këtë panel diskutimi të nrgisim ndërgjegjësimin dhe vetëdijen dhe besojmë se komuna e Çairit, të ketë një qendër të tillë”.
Kurse Ariton Rama, përfaqësues institucional foli për rëndësinë e gjithëpërfshirjes.
Ariton Rama, përfaqësues institucional
“Apsolutisht shoqëria dhe institucionet janë si një familje organizative, nëse në një familje duhet të mbretëroj harmonia, normalisht se duhet të jetë e inkorporuar gjithëpërfshirja. Pra, duhet të kemi elemente të gjithëpërfshirje, ku secili duhet të ketë rolin e vetë dhe kontributin e vetë në familje”.
Vendi ynë nuk ka ende një Regjistër Shtetëror për numrin e sakt dhe të plotë të fëmijëve me autizëm.
Emine Ismaili /SHENJA/

