(VIDEO) Disfata në zgjedhje, nisin dorëheqjet në LSDM – Filipçe Stoik
E pranon se edhe në këto zgjedhje kanë pësuar disfatë katastrofale, por kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje. Këtë e arsyeton me atë që siç thotë në krye të partisë është për një kohë shumë të shkurtë.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Jo, unë thash edhe herën e kaluar, unë jam kryetar për një kohë shumë të shkurtë, një vit e disa muaj. Vlerësoj se ajo që është bërë në parti periudhën e kaluar pas kësaj disfate katastrofike, vjet u bë një konsolidim, megjithatë këto zgjedhje janë një tregues shtesë, nga i cili do të nxjerrim mesazhe dhe mësime për të ardhmen”.
Përgjegjësi nga vetja jo, por përgjegjësi nga partia do të kërkoj përmes ndryshimeve që siç i paralajëmroi do të jenë serioze kadrovike dhe ndryshime politike në parti. Ditët në vijim ai bëri me dije se do të thirrë Komitetin Qendror dhe Ekzekutiv, por do të thirrë edhe Kongresin e partisë.
Në LSDM kanë nisur dorëheqjet nga partia. Kandidati për kryetar të komunës së Gjorçe Petrovit dhe njëherësh kryetar i organizatës komunale Kostadin Acevski u tërhoq nga funksioni dhe njëkohësisht kërkoi edhe dorëheqjen e gjithë udhëheqësisë së partisë.
Kostadin Acevski, LSDM
“Jap dorëheqje të parevokueshme, nga funksioni kryetar i organizatës komunale si akt i përgjegjësisë objektive dhe morale për rezultatet e këqija në zgjedhjet lokale”.
Dorëheqje nga posti paraprakisht ka dhënë edhe nënkryetarja Ana Çupevska.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

