(VIDEO) Dimitrievski: Shteti funksionon si shoqëri private aksionare në të cilën BDI është realisht menaxheri kryesor

(VIDEO) Dimitrievski: Shteti funksionon si shoqëri private aksionare në të cilën BDI është realisht menaxheri kryesor

Shteti funksionon si shoqëri private aksionare ku BDI-ja është menaxheri kryesor, kurse element shoqërues të qeverisë janë ish-bashkëpartiakët nga LSDM-ja. Kështu deklaroi ish funksionari i LSDM-së dhe kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në intervistës javore për ” Radio Evropa e Lirë”.

MAKSIM DIMITRIEVSKI, KRYETAR I KUMANOVËS

“Shteti funksionon si shoqëri private aksionare. Flas për elitën politike që e udhëheq partinë. Sa i takon anëtarësisë ata janë njerëz të mirë, fatkeqësisht që nuk mund të fitojnë shansin”

Maksim  Dimitrievski ka folur edhe për projektet strategjike sikurse rasti I fundit me “Behtel dhe Enka” dhe investimet tjera, ai tha se këto projekte janë si rezultat i vullnetit të BDI-së.

MAKSIM DIMITRIEVSKI,KRYETAR I KUMANOVËS

“Për ta nuk vlen ligji dhe fatkeqësisht krijon frustracione në shoqëri ku shumica, pjesëtarët e komunitetit shumicë maqedonas ndjehen sikurse jetojnë në aparthejd. Nëse çdo vend në botë ka mafian, unë mendoj se Maqedonia e Veriut arriti në situatë të jetë vendi që kontrollohet nga mafia”

Përndryshe, tashmë gjashtë vite me radhë Maksim Dimitrievski është Kryetar i Komunës së Kumanovës. Mandatin e dytë e fitoi pa mbështetjen e partisë amë LSDM-së, kurse ndërkohë ka formuar lëvizje qytetare.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING