(VIDEO) Digjet deponia e egër, Pollogun e mbulon tymi

Pas djegies së deponisë ilegale afër fshatit Negotin, Pollogu është përfshirë nga tymi i madh. Ndërsa kjo ka bërë që të reagojë Organizata Joqeveritare, “Eco Guerilla”, të cilët, në rrjetin social “Facebook”, kanë shpërndarë një fotografi ku shifet qartë tymi në ajër.
MARKETING
ECO GUERILLA
“TERROR! I gjithë Pollogu në tym, digjen deponitë ilegale afër fshatit Negotinë. Asnjë institucion nuk reagon, popullata po helmohet nga tymi kancerigjen! Policia, Komuna, Ministria e Ambientit!?”.
Zjarrfikësit e Tetovës apelojnë që qytetarët të mos dalin jashtë, shkaku i ndotjes së madhe të ajrit nga një zjarr në Komunën e Bërvenicës.
Ndërkaq, edhe nga Komuna e Tetovës ka reaguar sot për ndotjen e ajrit që ka përfshirë rajonin e Pollogut, nga ku bëjnë thirrje qytetarëve që t’u shmangen daljeve në hapësirat publike.
KOMUNA E TETOVËS
“Nga mëngjesi ndjehet se ambienti ne Tetovë është i ndotur. Bëhet fjalë për djegien e deponisë në Komunën e Bërvenicës në afërsi të fshatit Vollkovijë. Për shkak të ndotjes shmangni daljet ne hapësira publike dhe qëndroni brenda”.
Nga Komuna e Tetovës gjithashtu u bëjnë apel qytetarëve, që të jenë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm. Të mos hedhin mbeturina ne vende jo adekuate dhe të mos i ndezin. Sipas tyre, shëndeti dhe ambienti i pastër është i rëndësishëm për të gjithë.
Përndryshe, me rritjen e temperaturave shtohen edhe mundësitë që të shpërthejnë zjarre , ndaj nga Qendra për Menaxhim e Krizave u bëjnë thirrje qytetarëve që të lajmërohen mënjëherë në numrin 112, nëse eventualisht hasin në ndonjë zjarr aktiv.
Samir Mustafa /SHENJA/