(VIDEO) Dhunuan një të mitur, katër persona në burg, njëri në arrest shtëpiak

(VIDEO) Dhunuan një të mitur, katër persona në burg, njëri në arrest shtëpiak

Pesë meshkuj të cilët kanë abuzuar seksualisht me një femër të mitur  14-vjeçare në Veles, janë  arrestuar. Nga Prokuroria informojnë se  gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj 4 personave dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj një personi pasi të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur seksualisht një të mitur dhe të njejtit,  kanë përgatitur materiale pornografike. Nga Prokuroria  gjithashtu deklarojnë  se 4 nga të dyshuarit janë nga Velesi, ndërsa njëri nga Tetova.

PROKURORIA PUBLIKE

“I dyshuari i parë, njëzet e pesë vjeçar nga Velesi, nga fundi i dhjetorit 2021 dhe gjatë vitit 2022, duke përdorur kërcënime ndaj fëmijës-viktimë, u ka mundësuar të dyshuarve tjerë dhe personave të tjerë N.N. që të kryejnë akte seksuale me viktimën e trafikimit të qenieve njerëzore – përmes aktiviteteve seksuale, shfrytëzimit seksual dhe pornografisë”.

Nga Prokuroria Publike, sqarojnë se në dhjetor të vitit 2021, njëri nga të akuzuarit  ka komunikuar me vajzën katërmbëdhjetë vjeçare, viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore përmes aplikacionit Instagram dhe pas disa javësh kanë vazhduar  komunikim të vazhdueshëm përmes aplikacionit, pasi ka fituar besimin e viktimës, e ka mashtruar se do të fillonin një lidhje dashurie.  Në takimin e parë siç thonë nga Prokuroria, është bërë material pornografik që i dyshuari i parë e ka përdorur si kërcënim për ta detyruar vajzën të shkojë në takime të tjera, duke e kërcënuar se nëse nuk vinte do t’i publikonte dhe shpërndante materialet me përmbajtje intime në rrjetet sociale, do të dëmtonte nderin dhe reputacionin e saj.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING