(VIDEO) Dhunë ndaj një 21 vjeçari me sindrom down
“Unë isha shumë i mërzitur”
Kështu e përshkruan njëzet e 21 vjeçari me sindrom down Nikolla Stojanovski dhunën fizike dhe psiqike që e ka përjetuar në vendin e tij të punës në Qytetin e Shkupit, nga një i punësuar atje. Nëna e tij, Suzana Stojanovska thotë se ky rast ka ndodhur para rreth një muaji dhe këtë e ka zbuluar nga ndryshimi në sjellje që ka parë te djali i tij dhe mungesa e dëshirës për të shkuar në punë, pasi siç thotë ajo, këta persona nuk i tregojnë gjërat negative që u ndodhin.
Suzana Stojanovska, nëna e Nikolla Stojanovski
“Një person me sindrom doën, i punësuar në një institucion publik ishte viktimë e diskriminimit, të dhunës psiqike dhe fizike. Rasti është dokumentuar. Për ne, ky nuk është një incident individual, kjo është një pasqyrë e sistemit që duhet të të mbroj dhe jo të lëndoj”.
Protestuesit thonë se nuk ka mungesë ligji, por ka mungesë njerëzillëku.
Violeta Sovkarovska, gazetare
“Më vjen keq që në vitin 2025 kur duhet të gëzohemi për çdo punësim të personave me aftësi të veçanta, ne mblidhemi këtu dhe protestojmë sikur të jemi në vitet e tetëdhjeta. Çdo person me aftësi të veçanta, fillimisht jo sipas ligjit, por sipas ligjit njerëzor, ka të drejtë për jetë të dinjitetshme në vendin e tij të punës dhe detyrë e të gjithë neve është që të ju ndihmojmë”.
Ertan Shaqiri, që edhe vetë është me nevoja të veçanta shpreh keqardhje për rastin që ka ndodhur dhe u bënë thirrje personave përgjegjës që të marrin masat e duhura.
Ertan Shaqiri, person me aftësi të kufizuara
“I thërras të gjithë edhe kryeministrin e vendit Hristijan Mickoskin që mos të maltretohen persona me nevoja të veçanta. Personat me nevoja të veçanta kanë qenë të veçantë dhe do të mbesin të veçantë njëherë e përgjithëmonë”.
Nëna e Nikolla Stojanovskit thotë se rasti është paraqitur në të gjitha institucionet relevante por nuk kanë ende asnjë përgjigje përveç një takimi që e kanë mbajtur me persona përgjegjës në Qytetin e Shkupit.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

