(VIDEO) Dhoma gazi për shqiptarët, një i arestuar për incidentin në Kumanovë

Ministria e Brendshme do të sanksionojë rreptësisht gjuhën e urrejtjes, nëpër tribuna kanë vend vetëm brohoritjet sportive, kanë paralajmëruar sot nga MPB, duke iu referuar incidentit të fundit në Kumanovë, ku gjatë ndeshjes së basketbollit RMV-Rumani, tifozët brohoriten thirrje të ndryshme antishqiptare. Ata kanë njoftuar se lidhur me rastin në fjalë tashmë një person është arestuar, ndërkaq disa të tjerë janë marë në pyetje dhe se po hetohet rasti në mënyrë të plotë.
MPB
“Përkujtojmë se në lidhje me ndeshjen e basketbollit që u zhvillua më 02.08.2025 në sallën Sportive në Kumanovë, disa të dyshuar tashmë janë thirrur në SPB të Kumanovës dhe janë intervistuar zyrtarisht, pas kryerjes së analizave në koordinim me Prokurorinë Publike të Kumanovës, do të merren masa konkrete ligjore, ndërsa një person është privuar nga liria dhe kundër tij do të ngrihet padi përkatëse”.
Duke iu referuar ndeshjes së djeshme të futbollit në mes KF Shkëndija dhe KF Karabag nga MPB thonë se shërbimi i Sigurisë Rrugore Shkup, bazuar në materialin e regjistruar dhe të dokumentuar, po ndërmerr masa në koordinim me prokurorin publik kompetent dhe në rast të konstatimit të ndonjë shkelje ligjore do të veprojë me masa konkrete.
MPB
“Prokurorisë i është dorëzuar njoftim me shkrim bazuar në materialin e konstatuar, pas së cilës Ministria e Brendshme do të veprojë në përputhje me kompetencat e saj në koordinim me Prokurorinë Publike dhe do të pasojnë shkresa përkatëse për çdo shkelje të konstatuar ligjore “.
Nga MPB theksojnë se në kuadër të sigurimit të garave sportive paqësore, policia do të jetë jashtëzakonisht rigoroze në lidhje me çdo shkelje të rendit dhe qetësisë publike, përkatësisht çdo thirrje ofenduese dhe mjete të tjera për përhapjen e gjuhës së urrejtjes.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/