(VIDEO) Dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës, diplomatët me porosi për politikanët

(VIDEO) Dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës, diplomatët me porosi për politikanët

Ka dështuar edhe përpjekja e 25 korrikut e deputetëve për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka njoftuar se për shkak se afati për konstituim i dhënë nga Gjykata Kushtetuese përfundon më 26 korrik, një përpjekje tjetër do të bëhet edhe të shtunën.

Në seancën e së premtes morën pjesë edhe ambasadorët e vendeve të huaja. Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se në Kuvend shkuan me shpresë të madhe se do të kishte diçka të re. Ai e ka quajtur të domosdoshme krijimin e institucioneve sa më parë.

AIVO ORAV, SHEFI I ZYRËS SË BASHKIMIT EVROPIAN NË KOSOVË

Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”.

E, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se politikanët po e zhgënjejnë popullin.

JORN ROHDE, AMBASADOR I GJERMANISË NË KOSOVË

Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet dhe është shumë shqetësuese. Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte, nëse flasim me gjuhën e futbollit mund të themi si një karton i kuq sepse po e pezullon Parlamentin që të marrë vendime”.

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që bashkërisht ta gjejnë një zgjidhje për zhbllokim para përfundimit të afatit të Kushtetueses – 26 korrik.

JONATHAN HARGREAVES, AMBASADOR I BRITANISË

Përndryshe Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme të brendshme dhe ndërkombëtare që ndikojnë jetët e qytetarëve”.

Sot në seancën e Kuvendit ishin të pranishëm ambasadorët e vendeve të huaja, ai i Anglisë Italisë, Francës, Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, si dhe Shefi i BE-së.

Në ndërkohë Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme që ndalon veprimet e deputetëve nga 27 korriku deri më 8 gusht. Gjykata Kushtetuese konsideron se ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas 26 korrikut 2025 është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues. /SHENJA/

MARKETING