(VIDEO) Dëshmitarët treguan si i gjetën trupat e pajetë të Vanjës dhe Pançes
Edhe pse të akuzuarit e rastit të vrasjes së Vanja Gjorçevskas dhe Pançe Zhezhoskit në fillim të gjykimit të nisur kundër tyre u deklaruan të pafajshëm dhe se nuk njiheshin mes vete, provat po e vërtetojnë të kundërtën.
Dëshmitari i sotëm i prokurorisë ishte Muzafer Karishiq, i cili atëkohë ishte ndihmës shef i SPB-Shkup në departamentin për çështje kriminale. Në dëshminë e tij para gjykatës tregoi se ai ishte i pari zyrtar policor që kishte kontaktuar me prindërit e Vanjas. Që nga momenti i parë tha ai, babai i Vanjas i akuzuar në këtë rast ka qenë siç tha ishte i heshtur dhe konfuz dhe në disa deklarata silleshte çuditshëm. Nga njëra anë, shtoi ai këmbëngulte të kërkohej vajza e tij, por nga ana tjetër, derisa po kërkohej në disa lokacione, pretendonte se gjithçka ishte e kotë dhe se vajza e tij ishte kidnapuar dhe vrarë.
Muzafer Karishiq, ndihmës shef policie
“Me një koleg vendosëm ta kërkojmë tek banesa e tij në Kapishtec, Aleksandri i cili kërkonte që vajza të kërkohej gjithandej, pastaj na tha të mos shkojmë sepse kot e kërkojmë. Pothuajse gjithë kohës thoshte po humbim kohë sepse vajza është kidnapuar, është vrarë. Pastaj kërkuam në parkun e Kapishtecit dhe më pas në Vodno. Ai nuk dilte nga vetura, qëndronte aty derisa ne kërkonim”.
Dëshmia e tij poashtu zbardhi edhe atë se si kishte arritur ta gjente policia trupin e pajetë të vajzës, pasi aty i kishte dërguar i akuzuari Vllatko Kesheshev.
Muzafer Karishiq, ndihmës shef policie
“Më tha do të tregoj diçka, do të ju dërgoj në një vend. U nisëm në drejtimin që ai na tregonte. Kur arritëm deri diku u hamend tha: ‘Pallço do të më vrasë’. Por më pas vazhdum. Shkuam atje. Me kokë më tregoi vendin. Filluam të gërmojmë deri sa nuk u vërejt njëra këmbë e vajzës, pastaj u ndalëm. E pyetëm kush e e bëri, u përgjigj: ‘Pallço, e morën dhe këtu e hodhën, unë qëndrova anash’”.
Ndërsa dëshmitari tjetër, zyrtari policor, shef i policisë në SPB Veles, Riste Samarxhiev, tregoi se si kanë ardhur deri tek gjetja e trupit tjetër të pajetë, pasi i’a kishte treguar vendin i akuzuari Velibor Manev.
Riste Samarxhiev, shef policie
“Manev na ka treguar vendin ku ishte groposur Pançe. Pranoi se janë vrasës edhe të vanjas. Me veturë n aka dërguar atje, vendi I quajtur ‘Kulla’. Aty na tha se që të katërt aty e kanë vrarë dhe varrosur, ndërsa ka gjuajtur Pallço. Gropa ishte rreth 3 metra”.
Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski.
Emine Ismaili /SHENJA/