(VIDEO) Deputeti Ilir Demiri i bashkohet VLEN-it
Ilir Demiri nuk do të jetë më deputet i pavarur por i njëjti do ti bashkohet koalicionit VLEN. Këtë informacion e konfimoi kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti i cili mes tjerash mohoi përçarjet brenda ASH-së së drejtuar nga Arben Fetai. Ai tha se ata që kërkojnë që VLEN të jetë një parti janë vet votuesit që këtë parti e sollën në pushtet.
IZET MEXHITI, Kryetar i LD-së
“Shqiptarët nuk duan fragmentalizim, nuk duan parcializim nuk duan parti të vogla. Duan që VLEN të jetë një dhe konform kësaj kërkese dhe analize po veprojmë edhe ne, liderët e VLEN. Fillimisht e filloi z.Kasami, që shkriju organet e Besës dhe i drejtoi drejtë subjektit të ardhëshëm VLEN, të njëjtën po e bën edhe z. Fetahu edhe z. Azir Aliu edhe Mimoza edhe Ilir Demiri që është deputeti jonë më i ri”.
Mexhiti paralajmëroi se brenda javës do t’i thërret organet e LD-së për të ndjekur hapin e Lëvizjes Besa për shkarkim të organeve partiake dhe krijimin e VLEN si parti e vetme. Përsëriti se brenda koalicionit është duke u diskutuar modeli me bashkëkryetar dhe aktualisht janë duke u sheshuar argumentet pro dhe kundër.
IZET MEXHITI, Kryetar i LD-së
“Këto ditë me siguri po përgatitet edhe Lëvizja Demokratike që të thërret kuvendin themelues për tu shkrirë dhe për ta bërë VLEN-in një. Në këtë mënyrë besoj se të gjithë flasim me një zë dhe ky zë është drejtë shkrirjes së VLEN në një subjekt të vetëm politik. Ne po bëjmë biseda me argumente pro dhe kundër pjesa dërmuese e faktorëve brenda VLEN për konceptin me bashkëkryetar, po normal që këtu është edhe Alternativa me të cilën bashkë e kemi fillu këtë proces dhe bashkë do të vazhdojmë”.
Shkrirja e VLEN në një parti është duke u diskutuar tashmë disa javë, problematike mbetet modeli i kryetarit, shumica janë për modelin me bashkëkryetar, por ka zëra që kundërshtojnë dhe kërkojnë implementin e modelit kryetar me rotacion.
Mevludin Imeri /SHENJA/

