(VIDEO) Deputetët nesër diskutojnë për ministrin e ri të shëndetësisë

Kuvendi nesër në kuadër të mbledhjes së 54-t duhet ta shqyrtojë propozimin qeveritar që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë. Në seancë, sipas rendit të ditës, është edhe propozimi për emërimin e Albrim Hoxhës zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
MARKETING
Propozim – teksti për Aliun që është dorëzuar nga Qeveria dhe është nënshkruar personalisht nga kryeministri Hristian Mickoski, e përmban biografinë e kandidatit. Në të bëhet e ditur se Aliu është inxhinier i diplomuar i elektros dhe doktor i shkencave informatike i cili për momentin e realizon funksionin profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë në kuadër të Universitetit të EJL në Tetovë. Aliu ishte ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vitin 2023 dhe 2024, ndërsa, sipas CV-së së dorëzuar, ishte edhe në pozita të tjera të larta dhe me përgjegjësi.
Gjatë publikimit të Aliut për ministër të ri të Shëndetësisë, nga VLEN kanë thënë se, edhe përkundër faktit se me profesion është doktor i shkencave informatike, Aliu është propozimi i tyre më i mirë për atë pozicion.
“Ministri duhet të jetë menaxher i mirë që e njeh sistemit dhe që mund të kontribuojë për përmirësimin e dikasterit. Kemi pasur shembuj edhe në të kaluarën, kur ministri i Shëndetësisë nuk ka qenë doktor”, pat deklaruarë atëherë zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.
Edhe kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar propozimin e VLEN-it për pozitën e ministrit të Shëndetësisë, u deklarua se, nuk e sheh si pengesë faktin që Aliu është me profesion informaticientë ndërsa është propozuar për të udhëhequr me dikasterin e Shëndetësisë.
Kujtojmë se, ndryshimet në kabinetin qeveritar, vijnë pasi Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, vendosi të dalë nga qeveria pas përçarjeve që ndodhen në koalicionin VLEN, për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme lokale. Pas këtyre zhvillimeve, Taravari u akuzua nga koalicioni VLEN por edhe nga Mickoski se synon bashkëpunimin me BDI-në.
Teuta Buçi /SHENJA/