(VIDEO) Demiri nga SHVZ “Bajram Miftari”: Mungojnë ndihmat, jemi në terren

(VIDEO) Demiri nga SHVZ “Bajram Miftari”: Mungojnë ndihmat, jemi në terren

Jo vetëm Çairi, nga zjarret që mund të shkaktohen si pasojë e temperaturave të larta rrezikohet i tërë kryeqyteti, kjo për shkak të numrit të vogël të zjarrfikësve që veprojnë në territor të kryeqytetit, kështu deklaroi Artan Demiri nga Shoqata e Zjarrfikësve Vullnetar – Bajram Miftari. Ai tha se për numrin e banorëve që ka Komuna e Çairit, nevojiten zyrtarisht, së paku 60-të zjarrfikës aktiv, ndërsa Qyteti i Shkupit, zyrtarisht ka afërsisht 200 zjarrfikës me çka, disa komuna që janë pjesë e Qytetit të Shkupit, nuk përmbushin normën ligjore që të kenë së paku 60-të.

ARTAN DEMIRI – KRYETAR I SHOQATËS SË ZJARRFIKËSVE

Komuna e Çairit me 3,9 kilometra katrorë me afër 80 mijë banorë, nuk mjafton numri i zjarrfikësve, sepse në çdo 1.500 banorë me ligj është e paraparë nga një zjarrfikës, pa marrë parasyshë është vullnetarë ose është zjarrifikës profesional. 60-të zjarrfikës me një fjalë disa komuna të Shkupit gjithë së bashku të bëhen nuk mund ti bëjnë. Sepse Qyteti i Shkupit i ka 206 zjarrfikës, prej atyre ku janë të sëmurë, ku kanë probleme shëndetësore, me ndrime gjëra, kurse 5 stacione ka qyteti i Shkupit”.

Ndonëse janë në terren me orë dhe ditë të tëra dhe ballafaqohen me rrezikun e zjarrit në mënyrë direkte, askush nuk mendon ti ndihmojë, aq më pakë dikush mendon tu ndihmojë financiarisht. Demiri tha se ndihma e vetme që e marrin është nga Komuna e Çairit e cila u ka dhënë zyrat po edhe ua siguron derivatet e naftës për makinat e pakta që i kanë në dispozicion.

ARTAN DEMIRI – KRYETAR I SHOQATËS SË ZJARRFIKËSVE

Kjo është pyetje që ne ja parashtrojmë vetvetes, kur na pyesim të tjerët, nuk dimë se si tu përgjigjemi. Si institucion që na përkrah e kemi komunën e Çairit e cila na i furnizon mjetet me karburante edhe e kemi zyrën në Komunë të Çairit, atë e kemi të vetmen ndihmë që na shërben për të gjitha pjesët për të gjitha zjarret. Ambasadën e Gjermanisë nuk mund ta harrojmë sepse edhe ditët e sotme dhe aksionet e sotme që i bëjmë me zorrët e atyre me pajisjet e atyre shkojmë nëpër intervenime të ndryshme”.

Përnndryshe, Qendra për Menaxhim me Kriza gjatë ditës njoftoi se, aktualisht në vend ka gjashtë zjarre aktive edhe atë në Komunën e Dojranit, Çuçer Sandevës, Komunën e Velesit, atë të Brodit, Gazi Babës dhe në Komunën e Sarajit. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftojnë se në 24 orët e fundit janë shuar në tërësi tre zjarre.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING