(VIDEO) Delegacioni i MASH-it fotografoi shkollën e Norovës

(VIDEO) Delegacioni i MASH-it fotografoi shkollën e Norovës

Ministria e Arsimit ka dërguar në shkollën e Norovës vetëm një përfaqësues, për të inspektuar punimet e shkollës. Pas deklaratës së ministres Vesna Janeva një ditë më parë se do të çoj ekip në Norovë të Krushevës, sot kishin dërguar atje një arkitekt i cili kishte bërë incizime shkollës së vjetër dhe objektit të ri të ndërtuar nga prindët. Këtë e konfirmoi drejtoresha e shkollës qendrore “Nikolla Karev”, Olivera Çavkarovska, e cila për TV Shenja tregoi se përfaqësuesi i ministrisë ishte nga sektori i Investimeve Kapitale, me të cilin tha se do të jenë në kontakt për hapat e mëtejshëm.

MARKETING

Drejtoresha e shkollës qendrore “Nikolla Karev” Olivera Çavkarovska

Ishte një përfaqësues i Investimeve Kapitale nga Ministria e Arsimit. E fotografoi objektin e vjetër, objektin dhe ato do të dërgoj në Ministri dhe më pas do të kontaktojmë për të parë se çfarë do të ndodh. Nuk na dhanë ndonjë afat kohor. Megjithatë, le të shpresojmë që problemi të zgjidhet”.

Edhe kryetari i komunës së Krushevës Tome Hristovski na konfirmoi zhvillimet në fshatin Norovë, duke shtuar se ka disponim për të zgjidhur problemin, por tha se mbetet të shihet.

Se ka qenë vetëm një person dhe ka bërë disa inçizime të shkollës e konfirmon edhe Dashmir Jusufi, banor i fshatit të Norovës. Përveç kësaj ai tregoi se u janë kërkuar edhe dokumentet e deritanishme të shkollës që e kanë ndërtuar prindët.

Dashmir Jusufi, banor i fshatit

Normalisht kërkoi edhe disa dokumente, gjatë ndërtimit çka kemi. Ne i tregaum ato që i kemi dhe u zotuam edhe disa dokumente shtesë të cilat i kemi momentalisht në përdorim edhe ato në kompletimin final kur do të jenë, do ja dorëzojmë Ministrisë së Arsimit dhe të shohim për të gjetur mënyrën se si është bërë ndërtimi”.

Objekti i shkollës që kanë ndërtuar banorët e Norovës dhe prona në të cilën është ndërtuar fillimisht duhet të legalizohen, që të ju lejohet vazhdimi i punimeve. Për ironi të fatit, edhe objekti dhe prona në të cilën është shkolla e vjetër edhe 75 vite pasi është ndërtuar as ajo nuk ka pasur leje për ndërtim. Por, e njejta nuk ka paraqitur problem për institucionet, ndërsa objektin e ri e konsiderojnë objekt ilegal.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING