(VIDEO) Delagacioni i BE-së: Projektligji i kazinove nuk lidhet me legjislacionin e BE-së

Ndryshimet në ligjin e lojërave të fatit nuk i referohen as legjislacionit të kufizuar europian. Kështu kanë reaguan nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
MARKETING
Sipas tyre, propozim ndryshimet e ligjit për lojërat e fatit që presidenti Stevo Pendarovski nuk i nënshkroi dhe i ktheu në procedurë parlamentare nuk i referohen legjislacionit të BE-së në këto fusha. Nga atje përsërisin qëndrimin se për këtë ligj është keqpërdorur flamuri europian, pasi nuk bëhet fjalë për respektim të legjislacionit europian.
DELEGACIONI I BASHKIMIT EVROPIN
“Kemi vënë re se presidenti nuk e ka nënshkruar dekretin për publikimin e Ligjit. Siç e kemi theksuar më herët, Projektligji për ndryshimin e Ligjit të lojërave të fatit dhe argëtimit nuk i referohet as legjislacionit të kufizuar të BE-së që mund të jetë i rëndësishëm në këto fusha.
Nga delegacioni i BE-së në Shkup kanë sqaruar për portalin “A1on” se Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023 thekson se procedura e flamurit të BE-së duhet të përdoret kur lidhet drejtpërdrejt me miratimin e ligjeve qëllimi kryesor i të cilave është harmonizimi me ligjin e BE-së.
Pendarovski, nga ana tjetër, kur vendosi të mos e nënshkruajë Dekretin për Ligjin për lojërat e fatit, iu referua vërejtjeve nga Bashkimi Evropian se flamuri evropian është keqpërdorur për të anashkaluar procedurën e rregullt, duke theksuar se është konsultuar me juristë vendor për këtë ligj, por dhe me BE-në.
Samir Mustafa /SHENJA/