(VIDEO) Debutim i çmendur i Asllanit te Beşiktaş: Asist dhe karton i kuq në 5 minuta

(VIDEO) Debutim i çmendur i Asllanit te Beşiktaş: Asist dhe karton i kuq në 5 minuta

Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë në radhët e skuadrës së Beshiktashit, ku u transferua vetëm gjatë ditës së djeshme.

bandicam 2026-01-31 19-53-52-375

Mesfushori i kombëtares shqiptare e nisi takimin ndaj Koniaspor në stolin e rezervave, në një ndeshje ku skuadra e tij po vuante. Ndaj trajneri vendosi ta hidhte atë në fushë në minutën e 76 të takimit kur shifrat ishin 1-1.

SHIH VIDEON

Mesfushorit iu deshën pak sekonda në fushën e lojës për të lënë shenjën e tij, pasi me një harkim nga e djathta çoi topin te Kokçu i cili shënoi golin e avantazhit 2-1.

SHIH VIDEON

Por debutimi i pabesueshëm do të vazhdonte vetëm dy minuta më vonë me episodin e radhës, kur Asllani kreu një faull pranë zonës së tij ndërsa po mundohej të dilte në kundërsulm. Gjyqtari fillimisht dha vetëm goditje dënimi, por u ftua nga VAR të shihte pamjet dhe aty nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e kuq, duke e larguar menjëherë nga fusha.

SHIH VIDEON

Për fatin e mirë të Asllanit, shifrat nuk ndryshuan më dhe Beshiktashi fitoi me rezultatin 2-

MARKETING