(VIDEO) Debat në Shenja, Memeti: Bashkimi i VLEN do ta forconte koordinimin dhe pozitën në qeveri
Në emisionin “Debat në Shenja”, dy analistët politik Ibrahim Memeti dhe Xhelal Neziri, shpalosën pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet e fundit politike në vendë.
I pyetur nëse beson se projekti VLEN është një projekt afatgjatë, Memet u shpreh se formimi i VLEN-it ka qenë i përshpejtuar dhe se kjo ka lënë pasoja edhe në mënyrën e funksionimit. Memeti shtoi se pjesëmarrja në Qeveri i ka dhënë një mundësi që ajo të rikonfigurohet brenda vetvetes ku sipas tij dhe të faktorizohet aq më tepër nëse ato arrijnë të formojnë një subjekt të vetëm, i cili do të ishte funksional.
IBRAHIM MEMETI-ANALIST POLITIK
“Nëse bashkohen do të jetë mirë, nuk them se është e kotë, por ajo do të jetë punë e mirë, sepse do të kenë një koordinim më të fortë, do të jenë ndoshta edhe më të fortë edhe në qeveri, gjë që tani nuk e shohim’’.
Nga ana tjetër, analisti politik, Xhelal Neziri u pyet nëse rikthimi i Artan Grubit është i dëmshëm apo i dobishëm për BDI-në.
XHELAL NEZIRI -ANALIST POLITIK
‘’Nuk është më pjesë e BDI-së sa e di unë, tani dikush thotë ai do të flasë. Nuk mund ai të flas ose të jetë ajo deklarata e tij më valide se sa dokumentet, gjurmët që ka lënë ai ose BDI-ja një institucionet ose funksionarë të caktuar të BDI-së. Ai s’ka çka flet për shkak se të gjithë funksionarët e BDI-së që kanë qenë në pushtet, dhe që e kanë shkelur ligjin janë përfshirë në afera korruptive kanë lënë gjurmë, dhe institucionet i dinë ato, nuk ka nevojë të flas Grubi’’.
Ndërsa analisti, Ibrahim Memeti tha se kthimi i Artan Grubit nuk është ngjarje e thjeshtë. Sipas tij Qeveri ka ndonjë interes që e trajton me kujdes! /SHENJA/

