(VIDEO) Dauti: Deputetët e shumicës pranuan se lojërat e fatit janë shtuar

Interpretimi autentik nuk i ndalon lojrat e fatit online. Kështu u shpreh Ilire Dauti duke shtuar se vetë deputetët e shumicës e pranuan se lojërat online janë shtuar edhe më shumë dhe tanimë kanë dalë nga kontrolli. Ajo shtoi se gjithashtu u dëshmua se zgjidhja e vetme ka qenë ligji i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët.
MARKETING
Ilire Dauti, deputete e Aleancës së Selës
“Ju kur e bëtë interpretimin autentik në fillim të këtij mandati dolët dhe thatë që me propozimin e atëhershëm, pra me interpretimin autentik ju do ti mbyllni lojërat online. Unë dola dhe thash që nuk është e vërtetë, ju insistuat që është e vërtetë. Sot dilni dhe thoni këtë propozim ligj për komunikim elektronik sepse ka dalë prej kontrolli, luajtja online e lojërave të fatit”.
Para disa muajsh deputetët e shumicës propozuan që të bëhet interpretim autentik të Ligjit të Lojërave të fatit. Atëherë, deputetja Dauti pati thënë se me atë interpretim, nuk mbyllen objektet e lojërave të fatit, por vetëm rregullohet një pjesë e lojrave online. Fronti Evropian propozoi Ligj për Lojërat e Fatit përmes të cilit kërkuan mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit nga vendbanimet dhe mundësinë e zhvillimit të kësaj veprimtarie vetëm në hotelet me 5 yje.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/