(VIDEO) DAP: Ulja e fitimeve nga bojkoti i marketeve ishte 22%

Fitimi ditor i marketeve më 6 dhe 7 shkurt, kur kishte bojkot për blerje, sipas të dhënave të Drejtorisë për të Ardhura Publike ishte 22.12% fitim më i ulët. Këto analiza DAP i kishte bërë bazuar në qarkullimin ditor të 8 marketeve kryesore në vend.
MARKETING
Drejtoria e të Ardhurave Publike
“Të enjten më 06 shkurt deri në mesnatë, në sistemin GPRS të kësaj Drejtorie është regjistruar qarkullim i përgjithshëm prej 232.791.773 denarë kurse janë dhënë 417.866 llogari fiskale.Kurse të premten më 07 shkurt deri në mesnatë janë regjistruar 181.288.348 denarë qarkullim ditor, kurse janë dhënë 346.317 llogari fiskale”.
Megjithatë këtë herë ka pasur fitim më të madh nga marketet krahasuar me bojkotin fillestar.Në ditën e parë të bojkotit të marketeve, të premten e 31 janarit krahasuar me ditën e djeshme, për 36.95% ka patur më shumë qarkullim ditor.
Drejtoria e të Ardhurave Publike
“Të premten, 31.01.2025 deri në mesnatë, sipas sistemit GPRS të kësaj Drejtorie është regjistruar fitim i përgjithshëm prej 114,293,367 denarëve. Kurse të premten më 07.02.2025 është realizuar 36.95% fitim më shumë në lidhje me të premten e kaluar të 31 janarit”.
Deri te vendimi për bojkot erdhi pas rritjes drastike të çmimeve të shumë produkteve. Bojkoti u mbështet edhe nga partitë politike.
Emine Ismaili /SHENJA/