(VIDEO) Dalja në zgjedhjet lokale më e ulëta që nga pavarësia e RMV-së
Edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale dalja e votuesve ka shënuar rënie në krahasim me ciklet e kaluara zgjedhore. Përkatësisht, dalja në zgjedhjet për kryetar të komunave dhe këshilltarë për herë të parë që nga pavarësia e shtetit, nuk ka kaluar 50%, as në rrethin e parë dhe as në të dytë. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në rrethin e parë dalja ka qenë 48.30%, ndërsa në rrethin e dytë, sipas 98,26% tëtë dhënava të përpunuara, dalja është 40,46 %.
Nëse bëjmë krahasim të katër cikleve të fundit të zgjedhjeve lokale, vërejmë një trend të rënies së vazhdueshme në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në raundin e dytë, ku gjithmonë ka pjesëmarrje më të ulët se në të parin.
|
Viti |
Raundi i parë |
Raundi i dytë |
|
2013 |
67% |
65% |
|
2017 |
60% |
52% |
|
2021 |
50.57% |
50.69% |
|
2025 |
48.30% |
41.24% |
Në raundin e dytë që u mbajtën dje, pjesëmarrja më e lartë ishte në Rosoman – 79.68% dhe Llozovë – 77.85%, ndërsa më e ulëta ishte në Kumanovë – 35.70% dhe Shuto Orizare – 32.03%. Për kryetarin e Shkupit, pjesëmarrja në raundin e dytë ishte 35.33 përqind. Pjesëmarrja më e lartë ishte në Karposh – 50.52% dhe Qendër – 47.59%, ku u votua edhe kryetari i komunës në raundin e dytë, ndërsa pjesëmarrja më e ulët ishte në Saraj – 12.27% dhe Çair – 14.15%, ku u votua vetëm kryetari i Qytetit të Shkupit.
|
Qyteti i Shkupit |
|
|
Pjesëmarrja totale: 35.33% |
Nga 474,304 votues, votuan 167,575. |
|
Komunat me pjesëmarrje më të lartë: |
|
|
Karposh – 50.52% Qendër – 47.59% |
|
|
Komunat me pjesëmarrje më të ulët: |
|
|
Saraj – 12.27% Çair – 14.15% |
|
Ndërkaq, një fshat në Komunën e Sarajit ka bojkotuar tërësisht procesin zgjedhor në raundin e dytë. Në vendvotimin numër 2444, në Shkollën Fillore të fshatit Raoviq në raundin e dytë të zgjedhjeve askush nuk ka votuar. Nga gjithsej 214 votues të regjistruar në listën zgjedhore të këtij vendvotimi, asnjë qytetar nuk e ushtruar të drejtën e tij të votës. Në Zgjedhjet Lokale 2025 morën pjesë gjithsej 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, përkatësisht kandidatë të pavarur.
Teuta Buçi /SHENJA/

