VIDEO/ Dalin pamjet e reja nga sulmi në Moskë, momenti tragjik i masakrës me 143 viktima

VIDEO/ Dalin pamjet e reja nga sulmi në Moskë, momenti tragjik i masakrës me 143 viktima

Videoja e publikuar nga grupi i Shtetit Islamik përmes platformës Telegram nga sulmi terrorist në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Krasnogorsk afër Moskës konsiderohet autentike dhe tregon tmerrin e përjetuar nga qindra njerëz që arritën t’i shpëtojnë njerëzve të armatosur.

Videoja 1 minutë e 31 sekonda kap imazhe tronditëse të momentit kur persona të armatosur hapën zjarr pa dallim brenda ndërtesës së qytetit Crocus të Krasnogorsk, duke shkaktuar një tragjedi.

Në video shihet një nga automatikët e markës kallashnikov, me dorezë në pjesën e sipërme, e cila ka një ngjyrë fluoreshente karakteristie.

ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa ka postuar edhe një foto të autorëve të masakrës, megjithatë presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e tij të djeshëm, foli për lidhjen e të armatosurve me palën ukrainase.
Të paktën 143 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një nga sulmet terroriste më vdekjeprurëse në vitet e fundit në Rusi.

MARKETING