(VIDEO) Çmimi i ngrohjes për amvisëritë në Shkup nga 1 gushti ulet për 3,16 për qind

(VIDEO) Çmimi i ngrohjes për amvisëritë në Shkup nga 1 gushti ulet për 3,16 për qind

Kryetari i Komisionit Rregullatоr për Energjetikë Marko Bislimoski, njoftoi se nga 1 gushti çmimi i energjisë termike në Shkup do të ulet. Ai tha se çmimi i ngrohjes për amvisëritë në Shkup nga 1 gushti ulet për 3,16 për qind për shfrytëzuesit e EMV-së.

MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË

Në sistemin më të madh në Shkup me 52 mijë konsumatorë, tek amvisëritë çmimet për ngrohje do të ulen për 3,16%. Çmimet e ngrohjes për të gjithë konsumatorët e tjerë, si shkolla dhe institucione, do të ulen për 17.3%. Ky çmim për ekonomitë familjare është pa subvencione. Në periudhën e kaluar për subvencionim nga Buxheti i Shtetit janë ndarë rreth 12 milionë euro”.

Bislimoski tha se për pjesën tjetër të sistemeve, çmimi për ata në “Shkup-Veri” për subvencionet ulet për 1,71%, ndërsa për pjesën tjetër për 17,22%.

Tek ” EMV Energjetikë”, çmimi i ngrohjes për amvisëri është ulur për 0.5%, ndërsa për të tjerët rreth 40%.

Bislimoski apeloi që të përfundojë rikonstruksioni i tubacionit të gazit në urën “Bellasica” pasi siq thotë ai duhet të jemi gati për sezonën e ardhshme të ngrohjes.

Rreth 63.000 amvisëri në Shkup shfrytëzojnë ngrohje qëndrore.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING