(VIDEO) Çmimet më të larta se në Europë: Qytetarët kritikojnë “shportën e vitit të ri”
5 ditë pas fillimit të zbatimit të “shportës së vitit të ri” e cila parasheh ulje të çmimeve të produkteve të ndryshme ushqimore, qytetarët ankohen se çmimet nuk janë zvogëluar. Të pyetur nga TV SHENJA ata thonë se kjo masë nuk është e realtë dhe se nuk i përfshin produktet bazë si buka dhe vaji. Ata madje theksojnë se çmimet në vend janë më të larta se çmimet në shtetet e zhvilluara europiane.
QYTETAR
“Jo vetëm maskojnë pak nuk shoh se ka në çmime ndryshim të madh. Zakonisht shoqja i bënë ato por ndonjëherë shkoj edhe unë, disa çmime janë pak diçka të ulura, shumica jo. Nuk besoj se ndihmon edhe pse mendoj se luksi është rritur pak më tepër, por disa çmime janë edhe më të shrenjta se në vendet e perëndimit si në Gjermani”.
QYTETARE
“Shumë pak dhe rrallë, nuk besoj se ndihmon, për të varfërin nuk ka shpëtim. Çmimet janë të larta për masën e gjërë, për të tjerët nuk ka problem. Fukarain smundet ta përmbush askush se masa e madhë është”.
QYTETARE
“Asnjë çmim nuk është ulur, po gënjejnë, kjo masë nuk do ti ndihmojë aspak qytetarët. Çmimi I qumështit është ulur shumë pak, thuajse fare vaji dhe prodkutet tjera aspak nuk janë ulur. Shteti asgjë nuk po na ndiihmon”.
Ata të revoltuar thonë se përfaqësuesit shtetëror nuk bëjnë asgjë për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe potencojnë se uljet e tilla të çmimeve ku bëhet fjalë për ca denarë, nuk I mbushin xhepat e zbrazët të qytetarëve.
QYTETAR
“Nuk janë ulur aspak çmimet”.
QYTETAR
“ Nuk po shoh ndonjë zvogëlim të çmimeve, standardi është aq sa dihet, uljet e çmimeve mund tu ndihmojnë të pasurve ndërsa për të varfërit nuk don të thotë asgjë. Çmimet e produkteve kryesore si buka dhe vaji nuk janë ulur aspak, çka të duhet për të tjerat”.
QYTETAR
“Asgjë nuk është zvogëluar, sapo dola nga marketi asnjë çmim nuk ka ndryshuar edhe nëse kanë ndryshuar bëhet fjalë për 1 denarë apo 2, çka mund të bësh me 1 denarë”.
Më 15 dhjetor ka nisur fushata “Shporta e Vitit të Ri”, me të cilën mbi mbi një mijë produkte do të duhet të shiten me çmime të zvogëluara prej të paktën 10%.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/