(VIDEO) Çibishiev: Të pranishmit në diskotekë mund të kenë çregullime serioze

(VIDEO) Çibishiev: Të pranishmit në diskotekë mund të kenë çregullime serioze

Pasojat shëndetësore të personave që kanë thithur gazëra helmuese natën e djegjes së diskotekës në Koçan janë të mëdha. Ata mund të kenë çrregulime serioze të të gjithë organizmit, para së gjithash tek organet respiratore, por edhe tek sistemi nervor. Kështu sqaroi drejtori i Klinikës së Toksikologjisë Andon Çibishev. Të gjithë pacientët e shtruar në Klinikën e Toksikologjisë tregoi ai më tej, ishin të ekspozuar ndaj përqendrimeve të larta të monoksidit të karbonit.

Andon Çibishev, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë

Gjatë djegjes së materialeve në atë objekt, janë liruar një grup i madh i gazërave helmuese. Kjo mund të shkaktoj çrregullime serioze të shëndetit, praktikisht të gjithë organizmit. Target do të jenë organet respiratore, të cilat në fillim vijnë në kontakt me këto gazëra, megjithatë gjatë helmimit me këto gazëra sidomos me monoksidin e karbonit dhe me dioksid karbonin mund të ketë dëmtim të sistemit nervor, të nervave periferike, zemrës, veshkëve, mushkërive”.

Pacientët që po mjekohen në Toksikologji tha se janë në gjendje stabile dhe pa manifestime klinike. Edhe pacientët që do të lëshohen nga spitali tha Çibishev do të jenë nën kontroll të mjekëve sepse tek personat e helmuar, komplikimet mund të paraqiten edhe më vonë.

Andon Çibishev, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë

Lajmi i mirë është se të gjithë janë në gjendje klinike stabile, pa manifestime klinike, mirëpo ne nuk jemi të kënaqur deri në fund nga gjetjet laboratorike, ato toksikologjike dhe nga gjetjet e gjendjes metabolike. Prandaj, kërkuam që pacientët që janë tek ne të qëndrojnë deri të hënën, të bëjmë disa analiza shtesë dhe do të marrim vendim se çfarë do të bëjmë më tej. Edhe kur ‘ti lëshojmë në shtëpi, ato pacientë një periudhë të caktuar do të jenë nën kontrollin tonë sepse helmimet mund të shkaktojnë edhe komplikime të vonshme”.

Në këtë Klinikë që nga fillimi janë pranuar 20 pacientë, prej tyre, përshkak të gjendjes së përkeqësur shëndetësore, siç bënë me dije Çibishev, janë dërguar nëpër klinika të tjera, sidomos në Klinikën për anestezion, reanimim dhe mjekim intenziv, sepse ata kishin nevojë për ventilim mekanik. Disa janë transferuar edhe jashtë vendit. Ndërsa aktualisht, të hospitalizuar në këtë klinikën janë 7 pacientë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

 

MARKETING