(VIDEO) Çështja e të pavarurve, ministria e drejtësisë takon ekspertët

(VIDEO) Çështja e të pavarurve, ministria e drejtësisë takon ekspertët

Ministria e Drejtësisë do të ketë takim me ekspertë juridik për pjesëmarrjen e kandidatëve të pavarur në zgjedhjet lokale. Këtë e bëri me dije kryeministri Hristijan Mickoski, i cili shtoi se pas takimit do të ndërmerren hapa të nevojshme të cilat do të jenë brenda kornizave ligjore.

Hristijan Mickoski, kryeministër

Ministria e Drejtësisë do të ketë mbledhje me një pjesë të ekspertëve, presim të shohim se çfarë mendojnë dhe të ndërmarrim një hap. Përndryshe, do të veprohet sipas ligjit. Nuk do të veprohet jashtë tij”.

Një ditë më parë, kryeministri tha se shfuqizimi i udhëzimeve të KSHZ-së të vitit 2024 për procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve nuk e prish procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale. Ai potencoi se KSHZ ka detyrim ligjor që të sjellë udhëzim të ri, se çfarë do të jetë ai, do të varet nga vetë Komisioni.

Vendimi i KSHZ-së për shfuqizimin e udhëzimeve nga viti 2024 u miratua në seancën e së shtunës, ndërsa kryetari i Komisionit, Boris Kondarko sqaroi se arsyeja është vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilën janë shfuqizuar nenet 61 dhe 62 të Kodit Zgjedhor, të cilat e rregullojnë numrin e nënshkrimeve të nevojshme për kandidatë të pavarur. Kondarko u shpreh se në zgjedhjet lokale mund të marrin pjesë edhe kandidatët e pavarur për kryetarë komunash dhe lista për këshilltarë. Ai duke u thirrë në nenin 60 të Kodit Zgjedhor tha se KSHZ nuk ka të drejtë askujt t’i mohoj të drejtën për pjesëmarrje në zgjedhje.

Emine Ismail Luzha /SHENJA/

MARKETING