(VIDEO) Certifikata e shtetësisë mund të merret në formë elektronike

(VIDEO) Certifikata e shtetësisë mund të merret në formë elektronike

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski promovuan shtetësinë-elektronike . Bëhet fjalë për platformën nacionale uslugi.gov.mk ku qytetarët në mënyrë elektronike do të mund ta marrin certifikatën e shtetësitë. Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Azir Aliu tha se deri në fund të vitit 2023 do të bëhen mbi 150 shërbime digjitale.

AZIR ALIU, MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIKE DHE ADMINISTRATËS

“Ministria për shoqëri informatike dhe administratë deri në fund të vitit 2023 do të bëjë mbi 150 shërbime digjitale, që do të jenë në shërbim të qytetarëve, me çka nëpërmjet portalit nacional uslugi.gov.mk apo shërbimeve të qendrave të cilat ministria i posedon në 5 qytete të ndryshme, qytetarët do të munden në kohë reale të vijnë ti marrin shërbimet digjitale në email apo në telefon”

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski tha se kërkesat për e-shtetësinë do të bëhen nëpërmjet adresave elektronike. Ai potencoi se si MPB do të vazhdojnë me proceset digjitale edhe në periudhën e ardhshme.

OLIVER SPASOVSKI, MINSITËR I PUNËVE TË BRENDSHME

Sot fillojmë me procesin digjital të shërbimeve për qytetarët, kryesisht dhënien e certifikatës së shtetësisë në mënyrë elektronike. Për këtë qëllim ne si MPB sollëm rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për mënyrën dhe mbajtjen e evidencës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për formularët që aplikohen ose jepen për certifikata”.

Çmimi për certifikatën e shtetësisë në formë elektronike është 150 denarë (100 denarë tarifë administrative dhe 50 denarë për formularin) dhe mund të paguhet në mënyrë elektronike në momentin e paraqitjes së kërkesës për certifikatë elektronike të shtetësisë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING