(VIDEO) Çavusoglu: Ballkani nuk duhet të bëhet një zonë rivaliteti

(VIDEO) Çavusoglu: Ballkani nuk duhet të bëhet një zonë rivaliteti

Në Shkup ka qëndruar sot ish-ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, i cili ka marrë pjesë në panelin me temën “Kornizat gjeopolitike, diplomatike dhe juridike të bashkëpunimit rajonal në Ballkan”. Çavuşoğlu, njëherësh shef i Delegacionit Turk në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, theksoi se përfshirja e fuqive në rritje në sistem është e rëndësishme për rendin botëror, duke shtuar se megjithëse Turqia është brenda organizatave perëndimore, ajo është zëdhënësja kryesore e jugut global.

Çavushoğlu tha se sistemi i dominuar nga Perëndimi nuk po funksionon dhe se efektet negative të tij po shihen. Duke theksuar se në Ballkan ka pasur një paqe të brishtë, Çavuşoğlu tha se këtu ka qenë qendra e luftës për pushtet dhe ndikim gjatë historisë.

Ai po ashtu nënvizoi se nuk duan që Ballkani të bëhet një zonë rivaliteti dhe ndikimi, duke shtuar se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Türqinë dhe Evropën.

Duam që Ballkani të jetojë në paqe dhe qetësi, pa ndërhyrë në punët e brendshme të Ballkanit. Duam të zhvillojmë marrëdhëniet me të gjitha vendet ballkanike, pa bërë dallim, në çdo fushë”, deklaroi ish-kryediplomati turk.

Gjatë fjalimit Çavuşoğlu deklaroi gjithashtu se Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik ka qenë ndër universitetet më të rëndësishme dhe prestigjioze në rajon që nga dita e themelimit.

Duke folur në panelin e moderuar nga koordinatori i Qendrës së Kërkimeve Ballkanike Flamur Ismaili, rektori i Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik Lutfi Sunar falënderoi pjesëmarrësit dhe tha se paneli do të jetë në cilësinë e një leksioni të zbatuar.

Në panelin e organizuar nga Qendra e Kërkimeve Ballkanike dhe Klinika Juridike në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik morën pjesë edhe ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, profesorë, përfaqësues të institucioneve turke në vend dhe studentë. /SHENJA/

MARKETING