(VIDEO) Çarshia e Shkupit mbetet më e preferuara e turistëve

Turistët vazhdojnë të zbulojnë bukuritë e Maqedonisë së Veriut një destinacion në rritje për pushime kulturore dhe historike.Maqedonia e Veriut po shëndrrohet në një nga destinacionet më të preferuara për tursitët, të cilët po shtohen në numër dhe interes për të zbuluar historinë, kulturën dhe natyrën unike të këtij vendi ballkanik. Me anta shpine, kamera në dorë dhe kuriozitet të madh, disa ifte e disa një grup shoqëror, turistët vazhdojnë të hulumtojnë pjesët e bukura të arshisë dhe pjesën tjetër. Disa thanë për vizitë familjare, disa për historin dhe kulturën e vendit e disa në muaj të mjaltit secili prej tyre me arsye të ndryshme por të gjithë për vizitë në Shkupin e bukur.
TURIST
“Unë këtu kam lindur kam të afërt këtu në fshatin Veleshtë, kam ardhur për vizitë një javë të shëtisim dhe përsëri do të kthehemi në shtetit tonë. Një vend i bukur për ta shëtitur edhe pse kam lindur këtu dëshirova ta shihja. Jemi shumë të kënaqur i takuam të afërmit tanë me mikëpritjen, jemi shumë të kënaqur të gjithë afrohen me nijet të mirë. Patjeter që dëshiroj të vij përsëri’’.
TURIST
“Ne menduam që të jetë një shëtitje kulturore ne kemi ardhur nga gjermania, dje ishëm në Zagreb sot jemi në Shkup duke i mare t kryeqytetet duam ti vizitojmë të gjithë. Sot erdhëm në Shkup, e lam me një anë bukurin e saj dhe, historin e Shkupit erdhem ta analizojmë sepse këtu ka dy kultura dhe këta dy kultura kanë një urë që i bashkon dhe dëshiruam që takohemi me të gjithë e bëm vizitën dhe sot do të kthehemi. Ushqimet ngjasojnë pak me ushqimet turke ndërtimet e vjetra historike ndërtimet osmane njerëzit janë shumë të afërt pjesa e çarshisë është shumë e bukur pjesa e pazarit aty është shumë bukur domethënë vendet historike’’.
Njëkohësisht takuam një ift ku thanë se janë në muajin e mjaltit dhe po bënin një tur ballkanik se në Shkup ishte dita e tyre e parë.
TURIST
“Jemi duke i vizituar vendet ballkanike për atë arsye për shtetin e tretë e zgjodhëm këtë vend njëkohësisht jemi në muaj të mjaltit për atë arsye na intereson edhe Ohri dhe menduam se do të jetë vend i duhur për muaj të mjaltit dhe do të kalojmë aty’’.
TURIST
“Ne po udhëtojmë për në Greqi dhe ne po udhëtojmë me autobus, kështu që ne e bëmë një ndalesë këtu. Ne ishim në kanjon ishte shumë mirë, ne bëmë kanjoning ishte mjaft bukur dhe marketet këtu janë po ashtu shumë të mira. Dhe ushqimi është me të vërtetë shumë i mirë. Ushqimi ishte me të vërtetë i mirë dhe mikpritja ishte e mirë, çdonjëri është shum i mirë dhe i shoqëruar dhe ndihmues”.
TURIST
“Jam nga Zvicra, shtë qytet i bukur, njerëz të mirë, ushqim i mirë dhe ne jemi vetëm duke shëtitur, po ishte vërtetë shumë mirë të ndalojmë këtu, vetëm dy ditë dhe pastaj ne do të shkojmë në Kosovë’’.
Turisti nga Zvicra theksoi se kultura dhe njerëzit e Shkupit jan t mrekullueshëm dhe se ai do ta vizitonte përsëri Shkupin e bukur me përplot histori, kultur dhe shumë vende mahnitëse për tu parë. /SHENJA/